28/03/2024
16 C
Tetovo

Të tjera lajme

Imunizimi, harrohen grupet me prioritet!

Edhe pse përmes shoqatave të ndryshme dhe organizatave ka pasur thirrje dhe janë bërë lista për vaksinim, megjithatë disa nga të paraqiturit nga këto kategori ende nuk kanë ardhur në rend për t’u vaksinuar. Mes tyre janë gazetarë dhe anëtarë të Odave ekonomike. Ata pyesin pse nuk janë ftuar deri më tani të vaksinohen, edhe përkundër faktit që trajtohen si grup me prioritet

Xhenur ISENI

Shkup, 25 maj – Pengesa administrative, lëshime ose vonesa në procedura, janë arsyet për të cilët po prolongohet vaksinimi për një pjesë të grupeve me prioritet që vetë autoritetet i kanë paralajmëruar. Edhe pse përmes shoqatave të ndryshme dhe organizatave ka pasur thirrje dhe janë bërë lista për vaksinim, megjithatë disa nga të paraqiturit nga këto kategori ende nuk kanë ardhur në rend për t’u vaksinuar. Mes tyre janë gazetarë dhe anëtarë të odave ekonomike. Ata pyesin pse nuk janë ftuar deri më tani të vaksinohen, edhe përkundër faktit që trajtohen si grup me prioritet. Disa nga ata veçmë kanë marrë termin përmes vakcinacija.mk, për shkak të moshës. Nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) javën e kaluar kanë potencuar se informatat e fundit nga Ministria e Shëndetësisë janë se ka filluar procedura për zbatimin e vaksinimit te gazetarët. “Me shumë mundësi është pritur të arrijë sasi më e madhe e vaksinave. Këto ditë gazetarët e paraqitur duhet të marrin lajmërim për termin për vaksinim. Janë paraqitur mbi 1500 punonjës mediatik”, potencuan nga SHGM.

Ndryshe, më 12 prill u vaksinua grupi i parë i punonjësve mediatik përmes SHGM-së dhe Sindikatës së Pavarur të Gazetarëve të Maqedonisë së Veriut, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë. Atëherë u vaksinuan rreth 600 persona të moshës mbi 40 vjeç dhe persona të cilët janë me sëmundje kronike. Më parë, më 23 mars, 100 gazetarë maqedonas u vaksinuan në Serbi, përmes Asociacionit maqedonas të gazetarëve, në bashkëpunim me Shoqatën e gazetarëve të Serbisë.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe para disa ditëve potencoi se gazetarët kanë qenë njëra nga grupe më me prioritet dhe një nga të parët në vend që janë vaksinuar, sipas kritereve që kanë vlejtur edhe për profesionet tjera me rrezik, si policia dhe armata. “Një pjesë e madhe të gazetarëve veçmë janë imunizuar. Me atë sistem të prioriteteve, gjatë javës së ardhshme do të vjen rendi edhe për ata që deri më tani nuk janë vaksinuar”, tha Filipçe. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, vaksinimi po rrjedh pa pengesa në të gjitha punktet në shtet. Gjithsej janë aplikuar 259.577 doza të vaksinës, ndërsa janë rivaksinuar 38.806 qytetarë. Interesi për vaksinim çdo ditë po rritet, ndërsa deri më tani 398.243 qytetarë kanë shprehur dëshirë për vaksinim përmes ueb platformës vakcinacija.mk. (koha.mk)

Të fundit