28/03/2024
10.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Inaugurohet shkolla e fshatit Leshnicë e komunës së Zhelinës

Mbi 50 xënës të fshatit Leshnicë të komunës së Zhelinës tashmë do të mund të mësojnë në një objekt të ri shkollor. Objekti i ri shkollor filloi të ndërtohet në vitin 2020, ndërsa prej ateherë fëmijët kanë mësuar në xhaminë e fshatit.Kurse, sot në mënyrë solemne është lëshuar në përdorim objekti i ri, ndërsa për kryetarin e komunës së Zhelinës Blerim Sejdiu, kjo është një ditë e rëndësishme sepse shënohet edhe 26vjetori i krijimit të komunës së Zhelinës.“Bashkë me nxënesit drejtorin e shkollës kryetarin e këshillit edhe të tjeteret leshuam edhe përuruam shkollën në Leshnic , përfundimisht aritëm.që ta përmbyllim këtë shkollë pas një përiudhe të gjatë, ne realizuam edhe nje premtim tjeter që më.së shumti është për nxënësit që ata kan pritur që kjo shkollë tëndërtohet , sot është edhe 26 vjetori i komunes së Zhelinës edhe ne sot arritëm që bashkë me ministrin e arsimit të bëjmë realitet shkollën në fshatin Leshnicë.” tha kryetari i komunës së Zhelinës Blerim SejdiuDrejtori i shkollës fillore Luigj Gurakuqi, Liman Xhaferi tha se shkolla e re I plotëson të gjitha nevojat për mbarrëajtjen e procesit edukativo-arsimor.Objekti I kësaj shkolle është ndërtuar me mjete të ministrisë së arsimit dhe shkencës në koofinancim me komunën e Zhelinës.TV KOHA

Të fundit