20/04/2024
3.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Incident në Zagreb: Një djalë i klasës së tetë u ka dërguar nxënësve foto me plumba dhe armë

Një djalë i klasës së tetë në një shkollë fillore të Zagrebit u dërgoi fotografi të plumbave dhe armëve nxënësve të tjerë të shkollës.

Për të gjitha këto, policia reagoi  mbylli shkollën dhe nxënësit pas orarit të punës, ndërkohë që nxënësi nuk ishte në shkollë në momentin që dërgoi fotot.

– Erdhi policia dhe foli me disa nxënës. Prindërit na thirrën për të marrë fëmijët. Ende po dridhem nga frika – thotë nëna e nxënëses që erdhi për të marrë fëmijën nga shkolla.

– Kemi pasur një situatë në shkollë, prandaj është dashur të kontaktojmë policinë sipas protokollit. Nuk mund të flasim për detaje, por theksojmë edhe një herë se nuk ka pasur asnjë kërcënim sepse respektojmë të gjitha protokollet e sigurisë – tha drejtori i shkollës.

Të fundit