29/03/2024
18.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Incizo film në celular dhe apliko për pjesëmarrje në “Mobile film fest” deri më 15 nëntor

Festivali ndërkombëtar për filma të regjistruar me celular “Mobile film fest” shpalli thirrje të hapur për filma për pjesëmarrjen në edicionin e 12 -të, i cili është planifikuar të zhvillohet nga 25 nëntori deri më 1 dhjetor të këtij viti, transmeton Portalb.mk.

Të drejtë për paraqitje kanë të gjithë personat e interesuar që kanë realizuar film me celular jo më të gjatë se 10 minuta, kurse gjithashtu kriter është që filmat të mos kenë qenë të paraqitur në edicionet e mëparshme të “Festivalit mobil”. Në konkurencë do të hyjnë të gjithë filmat që do të arrijnë deri në afatin përfundimtar – 15 nëntor 2021. Filmat mund të paraqiten në e-mail adresën: [email protected] ose përmes profilit të festivalit: FilmFreeway.

Filmat e zgjedhur të festivalit do të hyjnë në garë për fitimin e çmimeve të këtij viti: Çmimi për filmin më të mirë “Ratka Ilievska-Lale”; Çmimi për filmin më krijues; Çmimi për historinë më origjinale; Çmimi për idenë më të mirë dhe çmimi për filmin më të mirë në programin vendas “Talentët e rinj”.

Organizatori informon se filmat më të mirë do të shfaqen në programin konkurues të festivaleve ndërkombëtare që janë në rrjetin e festivaleve të filmit të xhiruar me celular, dhe janë në partneritet me “Mobil Festival”. Organizatori i festivalit është shtëpia e produksioni “KT Film and Media”. Festivali mbështetet nga Qyteti i Shkupit.

Të fundit