28/03/2024
11.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Infektohen shtatë persona me coronavirus në Kumanovë e Likovë

Qendra për Shëndet publik Kumanovë regjistroi shtatë raste të reja me coronavirus gjatë 24 orëve të fundit.

Këtë e bëri të ditur drejtori i spitalit, Arif Latifi i cili tha se katër prej tyre janë nga Kumanova dhe tre persona nga Likova, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Që nga fillimi i përhapjes së coronavirusit, Qendra për Shëndet Publik Kumanovë ka kryer 1.886 testime.

Vetëm gjatë muajit mars janë kryer 251 testime ndërsa gjatë muajit prill 1615 testime./Telegrafi/

Të fundit