Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/content/95/6740595/html/wordpress/index.php:3) in /home/content/95/6740595/html/wordpress/wp-content/themes/pennews/functions.php on line 254
INFORMATË:Komuna e Tetovë dinë vazhdim do të mer masa konkrete për të parandaluar përhapjen e virusit Korona në teritorin e komunës së Tetovës. - Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

INFORMATË:Komuna e Tetovë dinë vazhdim do të mer masa konkrete për të parandaluar përhapjen e virusit Korona në teritorin e komunës së Tetovës.

INFORMATË

Komuna e Tetovës sot realizoi takim për të koordinuar aktivitetet e nevojshme që kanë të bëjnë me masa konkrete për të parandaluar përhapjen e virusit Korona në teritorin e komunës së Tetovës. Në takim u sollën vendime si vijon:
– Ditën e premte të fillojë dezinsektimi dhe deratizimi si masë preventive në teritorin e komunës së Tetovës.
– Gjatë ditëve në vazhdim do të fillohet me dezinfektimin e hapësirave dhe objekteve publike dhe shkollave me substancë kimike EKOCID e cila nuk është aspak e dëmshme për shëndetin e njeriut.
– Të formohet shtabi i emergjencës i përbërë nga përfaqësues të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, Qendrës për menaxhim me kriza, Qendrës për shëndet publik, NPK Tetova, Qendrës klinike si dhe Sektorit për punë të brendshme në Tetovë. Ky shtab emergjent do të koordinojë aktivitet e nevojshme për menaxhimin e situatës me përhapjen e Korona virusit.
– Të bëhet larja dhe dezinfektimi i rrugëve në qytet.
– Këshillohen qytetarët që gjatë kësaj periudhe ti evitojnë ambientet e mbyllura, qendrat tregtare, spitalet dhe kopshtet e lojërave për fëmijë.
– Rastet me temperaturë të lartë dhe simptomatologji tipike për këtë sëmundje duhet të mos dalin nga shtëpia dhe urgjentisht të kontaktojnë numrin e telefonit QSHP Tetovë – 075 240 464.TV KOHA

Related posts

Qytetarët mund të përdorin mbështetjen financiare prej 6.000 denarë në çdo periudhë pa afate dhe kufizime

Televizioni Koha

Bozovca ndryshon | VIDEO

Televizioni Koha

Rasti “Thesari”: Sot do të shqiptohet dënimi për Mijallkovin, Jakimovskin, Grujevskin dhe Stajkoviqin

Televizioni Koha

Leave a Comment