25/04/2024
7.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Iniciativa e Federatës botërore të bursave “Të alarmojmë për edukim financiar”

Rekord 78 bursa, mes të cilave edhe Bursa e Maqedonisë SHA Shkup do të marrin pjesë këtë vit në iniciativën e Federatës botërore të bursave “Të alarmojmë për edukim financiar”, si përkrahje të fushatës “Java botërore e investuesit”, në organizim të Organizatës botërore të komisioneve për letra me vlerë.

Iniciativa do të zgjat nga 4 tetori deri 10 dhjetor, me ç’rast do të mbahen punëtori tematike dhe ngjarje, me qëllim të ngritjes së ndërgjegjes për rëndësinë dhe domosdoshmërinë e edukimit financiar dhe inkluzionit dhe ndikimit të tyre ndaj jetës së njerëzve.

Me këtë rast në Klubin e deputetëve në Shkup do të mbahet ngjarje, ku do të paralajmërohet edhe vendosja e lëndës arsimore për parimet e funksionimit të tregut të kapitalit, që në të ardhmen do të mësohej në një pjesë të shkollave të mesme.

Fjalime do të mbajnë ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska, kryetarja e Komisionit për letra me vlerë, Nora Aliti dhe Ivan Shteriev, drejtor kryesor ekzekutiv i Bursës së Maqedonisë, ndërsa nxënësit e shkollës së mesme ekonomike “Arsenij Jovkov” do t’i ndajnë përvojat e tyre nga pjesëmarrja në pilot projektin “Bursa virtuale”.

Të fundit