24/04/2024
7.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

“Inkluziva” i ndjek zgjedhjet me vëzhgues të saj – vërejtje për mundësitë për votim të personave me aftësi të kufizuara

Vëzhguesit e Shoqatës “Inkluziva” kanë disa vërejtje lidhur me mundësinë e votimit të personave me aftësi të kufizuara në shtet, kumtuan sot organet kompetente të Shoqatës në konferencë për shtyp.

“Inkluziva” i vëzhgon zgjedhjet parlamentare me 70 vëzhgues – persona me aftësi të kufizuara, të cilët ndjekin 210 vendvotime.

Sipas raportit të vëzhguesve, një pjesë e vendeve për votim nuk kanë qenë të qasshëm për personat në karroca invalidore, nuk ka pasur hapësirë për mbajtjen e distancës fizike, në disa vende paravanet për votim nuk kanë qenë të vendosur ose kanë qenë të vendosura në vende joadekuate, nuk ka pasur as vendkalime për ta.

Kryetarja e shoqatës “Inkluziva”, Bllagica Dimitrovska informoi se në një numër të madh të vendvotimeve nuk ka pasur shfaqje të ilustruara për votim, në disa vendvotime shablonet për votim nuk janë përdorur ose nuk janë vendosur në tavolinë, vëzhguesit janë ankuar në sjelljen e anëtarëve të komisioneve zgjedhore komunale.

Ajo transmetoi se vëzhguesit kanë pasur edhe vërejtje se nuk kanë mundësi për mbajtjen e distancës fizike, ndërsa disa individë në disa vendvotime në shtet nuk kanë mbajtur as pajisje mbrojtëse. Disa vende kanë qenë të ngushta që të mund të lëvizin personat me aftësi të kufizuara, të cilët përdorin karroca ose mjete ndihmëse. bsh/

Të fundit