23/04/2024
7.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Inspektohen 18 spitale modulare në gjithë Maqedoninë por nuk ka vërejtje

Inspektorati Shtetëror Sanitar ka kryer kontrolle inspektuese në 18 spitale modulare në Shkup, Shtip, Koçan, Strumicë, Kumanovë, Prilep, Gostivar, Manastir, Resnje, Gjevgjeli, Strugë, Ohër, Kavadar, Veles, Kërçovë e Dibër, informon Zhurnal.

Janë inspektuar kapacitetet e spitaleve, kapacitetet e dhomave, krevateve, hapësirave shtesë, numri i pacientëve të hospitalizuar dhe koha prej kur është vënë në funksion spitali. Gjithshtu është inspektuar gjendja higjienike e spitalit. Është inspektuar përqindja e vaksinimit të personelit. Është inspektuar mbetja mjekësore dhe operatori që e mer atë, numri i personelit (motrave medicinale, mjekëve, punonjësve të spitalit dhe pastruesit). Është inspketuar gjithshtu nëse ka orar për mjekët në detyrë. Nëse respektohet ndalesa për vizita të personave të tjerë nga jashtë e kështu me radhë.

Në spitalet modulare në Gostivar, Manastir dhe Koçan nuk janë takuar pacientë të hospitalizuar. Ndërsa në spitalet tjera modulare nuk janë regjistruar shkelje apo parregullsi të ndryshme dhe gjithçka shkon sipas rregullave.//Zhurnal.mk

Të fundit