28/03/2024
10.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Inspektorati do t’i kontrollojë çmimet nëpër dyqane! Pritet ulje për produktet ushqimore, kurse rryma nuk do të shtrenjtohet?!

Çmimet e produkteve bazë do të ulen. Ministri i Ekonomisë Bekteshi kërcënoi se nuk do të lejojë pasurim në kurrizin e qytetarëve në kohë krize. Janë forcuar kontrollet inspektuese, janë vendosur edhe gjoba.
“Në dhjetë ditët e ardhshme pritet të fillojë të lirohen çmimet e produkteve bazë ushqimore. Ne javën e kaluar kemi bërë analizë, gjatë kësaj jave do të bëjnë analizë në mënyrë të drejtëpërdrejtë dhe fizike në markete. Pas anazave që i bëjmë përmes prodhuesve vendor, në bazë ditore marrin edhe të dhënat e çmimeve të importit të atyre produkteve dhe gjatë kësaj jave do tju informojmë për përqindjen e uljes edhe të produkteve edhe të kompanive që i kanëbërë ato ulje.”, tha ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Gjithashtu po bëhen llogaritjet që rryma të mos shtrenjtohet për qytetarët pas Vitit të Ri, por edhe të kenë fatura më të ulëta për konsumatorët e vegjël. Me çmimet aktuale të bursës është më lirë të importohet energji elektrike sesa të prodhohet në TEC Negotinë, duke pasur parasysh çmimin e lartë të naftës, thotë ministri.
“Qytetarët të jenë të qetë, janë bërë të gjitha përgatitjet, do të furnizohen vazhdimisht me energji elektrike. Bëhen llogaritë se nga 1 janari nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike për amvisëritë dhe me gjasë do të ketë ulje edhe për konsumatorët e vegjël.”, tha Bekteshi.
Bekteshi informoi gjithahtu se është prorositur edhe një transformator shtesë për në REK “Manastiri”, me çka do të shtohet prodhimi i energjisë elektrike.

Të fundit