28/03/2024
14.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Inspektorati Shtetëror i Mjedisit në Maqedoni po përballet me mungesë të kuadrove

Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, janar-qershor, Inspektorati Shtetëror i Mjedisit ka kryer 1057 inspektime, nga të cilat 692 janë regjistruar si kontrolle të rregullta, 185 të jashtëzakonshme dhe 180 kontrolle si mbikqyrje.

Sreten Stojkovski nga ky institucion tha në konferencën e sotme për mediam se në periudhën janar-qershor 2022, shërbimet inspektuese kanë konstatuar 233 parregullsi, për të cilat janë marrë 212 vendime duke urdhëruar ose ndaluar aktivitete të caktuara.

Në gjashtë muajt e parë janë pranuar 66 ankesa nga qytetarët, nga të cilat 19 për inspektorët e institucionit dhe 47 për inspektorët komunalë.

Në shumicën e rasteve këto kontrolle kishin të bënin me menaxhimin e mbetjeve, djegien e kashtës, pirjen e duhanit, zhurmën, prerjen e gjelbërimit urban dhe shkelje të ngjajshme.

Në këtë gjashtëmujor, inspektorët kanë arritur 15 marrëveshje, kanë shqiptuar tetë urdhërpagesa, 12 kundërvajtje dhe një procedurë penale.

Për këto masa në buxhetin e Ministrisë së Mjedisit Jetësor janë ndarë mbi 170.000 euro, tha Stojkovski.

Ai tha se ISHM po ballafaqohet me probleme në funksionim, duke sqaruar se kjo për shkak të numrit të pamjaftueshëm të inspektorëve, me gjithsej vetëm 21 inspektorë të punësuar, nga 53 që parashikon sistematizimi.

Në lidhje me sezonin e ardhshëm të ngrohjes dhe rritjen e mundshme të ndotjes së ajrit nga djegia e materialeve të papërshtatshme, Stojkovski tha se amvisëritë janë nën juridiksionin e shërbimeve komunale të inspektimit, ndërsa objektet më të mëdha industriale me leje të integruar A janë nën juridiksionin e inspektoratit.

Ai sqaroi se si më parë, inspektorët do të veprojnë dhe do të kontrollojnë veprimtarinë e kompanive të mëdha.botasot.info

Të fundit