19/04/2024
3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Inspektorët e ambientit do të ketë më shumë kompetenca

Komunat e rajonit të Pollogut gjithnjë kanë probleme për të menaxhuar me deponitë ilegale dhe problemet që kanë të bëjnë më mjedisin jetësor.Në secilën komunë, ka deponi të egra ndërsa inspektoriatet komunale rrallë herë shqiptojnë gjoba. Në këtë drejtim, së fundi, me propozim të qendrës së rajonit planor të komunave të Pollogut, do të rriten kompetencat e inspektoriateve të ambientit jetësor. Praktikisht, inspektorët komunal do të mund të shqiptojnë gjoba në territorin e komunës tjetër, gjithnjë bëhet fjalë për komunat e Pollogut.Pas themelimit të këtij trupi, kryetari i komunës autorizohet që të caktojë një inspektor që do të meret me këtë problemtikë.
“Të gjitha komunat e Pollogut përballen me ndotje të ambientit në forma të ndryshme.Për të qenë më efikas shpresojmë se me një bashkëpunim ndërkomunal dhe një organ i tillë i mirëfilltë që do të jetë në koordinim me qendrën e rajonit të Pollogut dhe komunat, besojmë se do të jep efektet pozitive, pasi që do të shqiptohen dënime për të gjithë ata persona juridik dhe fizik që do të ndotin ambientin jetësor”, tha Besar Durmishi, kryetar i këshillit të komunës së Tetovës.
Pritet që brenda kohës të hartohet edhe një draft verizon për t`u dhënë kompetenca inspektorëve që do të kenë kompetenca për të vepruar edhe jashtë territorit të komunës së cilës ata i takojnë.Pritet që në këtë drejtim të ketë zgjidhje edhe për dukurinë e sjelljes së mbeturinave nga komunat tjera në Tetovë. Nga komuna e Tetovës thonë se këtë problem e kanë denoncuar edhe drejtuesit e ndërmarrjes publike prandaj duhet që ky lloj i bashkëveprimit të zgjidh këto raste të ndotjes së ambientit.Vendimi tashmë ka kaluar në disa komuna të Pollogut, përfshirë edhe komunën e Tetovës dhe i njejti quhet trup ndërkomunal për mbikqyrje administrative të mjedisit jetësor në rajonin e Pollogut.Tv Koha

Të fundit