Maqedoni

Integrimi gjinor në parlament në qendër të seminarit të mbështetur nga OSBE në Shkup

Sot në Shkup u mbajt seminari njëditor për vlerësimin gjinor, i përkrahur nga OSBE, i cili u fokusua në mënyrat për përforcimin e pjesëmarrjes së grave në parlament.

 

Në seminar morën pjesë rreth 30 pjesëmarrës, përfshi deputetë nga Komisioni parlamentar për Mundësi të Barabarta ndërmjet Grave dhe Burrave, nga Klubi Parlamentar i Grave, si dhe nga stafi tjetër i parlamentit. Ky aktivitet u organizua në bashkëpunim të ngushtë me Institutin Demokratik Kombëtar (NDI).

 

“Barazia gjinore nuk ka të bëjë thjesht me numrin e grave dhe burrave të përfaqësuar, por gjithashtu ka të bëjë me ndjeshmërinë gjinore gjatë hartimit të ligjeve, mbikëqyrjen  e përgjegjësisë gjinore të politikave dhe praktikave të Shërbimit të Parlamentit,” tha Shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, Clemens Koja.

 

Deputetja Daniela Rangelova, kryetare e Komisionit parlamentar për Mundësi të Barabarta ndërmjet Grave dhe Burrave, tha: “Parlamenti po ndërmerr aktivitete të rëndësishme në lidhje me fuqizimin e gruas dhe krijimin e mekanizmave efikase institucionale gjinore, si dhe lidhur me politikat publike në vend.”

 

“Ky seminar na ofroi njohuri të reja dhe do të na udhëzojë lidhur me aktivitetet e ardhshme që do të ndërmerren. Tani është e qartë se ekziston nevojë për një qasje më sistematike në lidhje me integrimin gjinor në parlamentin tonë. Ne presim me padurim të punojmë me OSBE-në për sfidat e identifikuara gjatë diskutimit të sotëm.”

 

Misioni do të analizojë të dhënat e mbledhura gjatë punëtorisë për vlerësimin gjinor dhe do të përgatisë një raport të detajuar me një plan veprimi që do t’i dërgohet parlamentit për shqyrtim.

Related posts

Patinazhi jofunksional në Tetovë pritet të largohet në fund të javës

Televizioni Koha

MSH: Tërësisht ndërpritet Vendimi për ndalesë dhe regjimi i posaçëm i lëvizjes qytetarëve në territorin e mbarë shtetit

Televizioni Koha

Mickoski iku nga takimi i liderëve por nga drejtësia nuk mund të ik, Propozim-ligj i ri për Prokurorinë Publike

Televizioni Koha

Leave a Comment