23/04/2024
6.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Intensifikohen bisedimet mes grupeve punuese të Maqedonisë dhe Bullgarisë

Është intensifikuar dialogu mes të grupeve punuese të dakorduara në fund të janarit mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, me qëllim të kthimit të besimit dhe tejkalimit të dallimeve në mes të dy vendeve. Nesër në Sofje do të mbahet takimi i grupit punues për infrastrukturën, ndërsa të premten është takimi i rregullt në nivel ekspertësh, në përputhje me dinamikën e dakorduar të negociatave dypalëshe për të ashtuquajturën një paketë çështjesh politike midis dy ministrive të jashtme. Kryeministri Dimitar Kovaçevski, nga ana tjetër, dje tha se varet nga Shkupi dhe nga Sofja nëse energjia pozitive do të shndërrohet në dialog konstruktiv.

Kryeministri Kovaçevski, lidhur me takimin e së premtes për çështje të hapura politike, theksoi se nëse arrihet progres, i pranueshëm për të dyja palët në bazë të vlerave evropiane dhe respektit për të dyja palët, atëherë do të njoftojë MPJ-ja

“Nëse arrihet progres, i pranueshëm nga të dyja palët në bazë të vlerave evropiane dhe respektit për të dyja palët, si shtetet ashtu edhe qytetarët, atëherë Ministria e Punëve të Jashtme do ta shpallë në të njëjtën mënyrë siç iu drejtua ministri i Punëve të Jashtme. Komisioni për punë të jashtme, për disa orë, ku i shpjegoi kushtet themelore të bisedimeve që janë duke u zhvilluar”, tha Kovaçevski.

Ai iu referua edhe bisedës telefonike me homologun e tij bullgar Kiril Petkov, i cili u interesua për dy incidente të ndodhura, njëra me kurorat e dëmtuara në varrin e Goce Dellçevit dhe thyerjen e xhamit në Qendrën kulturore bullgare në Manastir. Kovaçevski e informoi Petkovin se MPB-ja, sipas procedurave të rregullta, është duke i bërë të gjitha punët hetimore për rastin e parë, ndërsa për rastin e dytë është një incident i motivuar për arsye private.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski u takua me Nives Tiganj, ambasadoren e Republikës së Kroacisë në vendin tonë. Në takim u shpreh një mbështetje e qartë dhe e fortë për perspektivat evropiane të vendit. Është përcjellë përcaktimi që Republika e Maqedonisë së Veriut, përveç NATO-s, të integrohet edhe në Bashkimin Evropian, sepse është e rëndësishme për të gjithë rajonin, por edhe për Unionin. Në këtë drejtim, pritet sukses në gjetjen e një zgjidhjeje ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, e cila do të mundësojë hapjen e procesit negociator me BE-në, kumtoi shërbimi për shtyp i qeverisë.

“Kemi krijuar një marrëdhënie respekti reciprok dhe po punojmë për zgjidhje të bazuara në vlerat evropiane. Nga të dyja palët varet nëse energjia do të shndërrohet në dialog konstruktiv, por ka energji pozitive në bisedime dhe hapje për mirëkuptim të ndërsjellë”, tha kryeministri Kovaçevski.

Ndërkohë, Qeveria për MIA-n dje doli me qëndrim për deklaratat për Goce Dellçevin, të parashtruar javën e kaluar nga VMRO-DPMNE, duke thënë se një deklaratë e tillë është e panevojshme, duke treguar se Kuvendi tashmë ka miratuar një rezolutë për përcaktimin e qëndrimeve shtetërore në negociatat me Bullgarinë dhe se Goce Dellçev nuk është fare temë e bisedimeve.

“Është shumë me rëndësi të gjithë faktorët politikë dhe shoqërorë të përmbahen nga pikët dhe përfitimi mbi kurrizin, figurën dhe veprën e të madhit tonë Dellçevit. U bëjmë apel që Dellçevin ta ndjejmë dhe festojmë me përgjegjësi dhe dinjitet. Nuk duhet të keqpërdoret Dellçevi për krijimin e konflikteve dhe intolerancës, qoftë brenda apo jashtë kufijve tanë. Kemi për obligim të jemi të kujdesshëm, të përkushtuar dhe dinjitoz në komunikimet publike kur është në pyetje Dellçevi sepse ai e meriton pikërisht këtë “, theksojnë nga Qeveria për MIA-n.

Prej atje theksojnë se është e hapur ftesa për opozitën të përfshihet në mënyrë konstruktive në proceset të cilat janë me interes të lartë për të ardhmen euroatlantike të Maqedonisë së Veriut.
“Konsiderojmë se rruga e duhur për zgjidhjen e çështjeve të hapura është përmes intensifikimit të dialogut të grupeve të punës të të dyja vendeve, relaksim të marrëdhënieve dhe fokus në zhvillimin e marrëdhënieve në të gjitha fushat. rezultatet, për një kohë të shkurtër, tashmë janë të dukshme”, theksojnë nga Qeveria.

Të fundit