28/03/2024
14.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Interes i madh në Tetovë për subvencione për inverterë

Interes të madh dhe turma ka para arkivit të Komunës së Tetovës ku qytetarët dorëzojnë dokumente për marrjen e subvencionit për blerjen e inverterit. Turma para zyrës u përcoll edhe me grindje verbale dhe shtyrje mes qytetarëve rreth asaj kush të vijë i pari në radhë për të dorëzuar dokumentacionin.

Pranimi i dokumenteve dhe marrja e subvencionit është sipas rregullit “i pari i ardhur, shërbehet i pari” dhe në këtë thirrje të dytë publike sipas buxhetit ka fonde për të subvencionuar 89 familje.

“Vetëm një person për familje (ndërtesë banimi) mund të paraqesë një kërkesë për kompensim dhe kërkesa mund të përfshijë një ose më shumë pajisje, por aplikuesi duhet t’i plotësojë kushtet e thirrjes publike për të gjitha pajisjet, të dorëzojë aq soba sa do të sigurojë pajisje dhe kompensimi i shpenzimeve të bëra gjatë prokurimit të të gjitha pajisjeve nuk do të kalojë më shumë se 62,000.00 denarë, duke përfshirë dhe llogaritur tatimin personal mbi të ardhurat për çdo familje e cila paguhet përmes Komunës së Tetovës”, thuhet në thirrjen publike.

Kjo është thirrja e dytë e komunës, pasi pas thirrjes së parë më 11 gusht të vitit 2020, kanë mbetur fonde që mund të ndahen për blerjen e inverterit, si pjesë e masave të qeverisë për të përmirësuar mjedisin.

Të fundit