24/04/2024
6.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Inverterë në vend të kaldajave për ngrohje për shkollën “Vëllezërit Migjeni” në Tetovë

(MIA) – Shkolla fillore komunale Vëllezërit Migjeni te Qendra sportive në Tetovë prej tani do të shfrytëzojë invertetë-kondicioner për ngrohje dhe ftohje. Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi theksoi se me këtë është rritur edhe siguria e nxënësve duke marrë parasysh edhe atë se në objekt nuk do të shfrytëzohen kaldajat të cilat ishin në klasa.

“Maksimalisht do të kontribuojë ky sistem për zvogëlim të emisionit të gazrave të dëmshëm dhe rritjes së sigurisë te nxënësit duke e pasur parasysh faktin se sistemi për ngrohje dhe kaldajat gjenden në pjesën e poshtme të shkollës dhe e minimizojmë shfrytëzimin e tyre”, tha Arifi.

Edhe në këtë shkollë sikur javën e kaluar ajo ka marrë pjesë në debat me nxënësit rreth mjedisit jetësor.

“Ne të rriturit mund të mësojmë nga ato dhe në lidhje me idetë për efikasitet më të madh dhe mbështetje për rritje të vetëdijes për ambientin”, theksoi Arifi.

Sipas kryetares të komunës së Tetovës në këtë shkollë gjatë verës do të zbatohet projekt për ndërtimin e terrenit sportiv dhe tualetave të rinj.

“Si komunë ndajmë buxhet për punë intervenuese, biseduam edhe për ato intervenime”, tha Arifi. as/sa/

Të fundit