20/04/2024
10.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Investim i parë me vlerë prej 6.000.000 denarësh, nuk do të jetë i pari dhe i fundit për Çegranin

Të dielën, në ambientet e K.F. Arsimi në Çegran ishte për vizitë zv. drejtori i agjencisë për rini dhe sport z. Izmit Nura, i shoqëruar nga deputetja e zonës znj. Arta Bilalli Zendeli informon Tetovasot.

Z. Nura, mes tjerash njoftoi kryesinë e KF Arsimi dhe bashkësinë lokale Çegran se me datë 02.10.2020 është hapur shpallja publike për rikonstruimin e stadiumit me vlerë prej 6.000.000 denarësh nga investitori: agjencia për rini dhe sport.

“Ky investim kapital për mua ka një rëndësi të veçantë, jo vetëm për përkrahjen që japim për sportin vendas dhe klubet shqiptare në Maqedoninë e Veriut, po sepse mundohemi që këto hapsira t’i shëndrojmë në vende rekreacioni, ku rinia jonë të ketë më shumë hapsira dhe mundësi rekreative-sportive. Ky investim është domethënës për Çegranin, se nuk duket e drejtë që një nga vendbanimet më të mëdhaja në vend mos të ketë hapsira moderne për sport, për klubin e futbollit që keni dhe për ardhmërinë e vendit tonë, rininë” tha z. Nura.

Zv. drejtori Nura u zotua se ky investim që është i pari, nuk do të jetë i fundit, dhe se banorët e Çegranit gjithmonë do të gjejnë përkrahjen nga ai dhe agjencia për rini dhe spor.

Të fundit