25/04/2024
7.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

 “Investime  në  mjete  materiale  për  ekonomitë  bujqësore”Agjencia për mbështetjen financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural

Agjencia për mbështetjen financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural është institucioni kompetent dhe organi kontraktues për për zbatimin e Instrumentit për ndihmë para-hyrëse për bujqësi dhe zhvillim rural të Unionit Europianapo ndryshe  IPARD-fondet, ndërkaq këta fonde janë të parapar për nvestime nëpërmjete materiale për bujqësi  Investime finansiare për përpunimin e produkteve bujqësore dhe produkteve të peshkut Diversifikim të fermave dhe zhvillim të biznesi,

Përkrhaja finansiare  për  masën  “Investime  në  mjete  materiale  për  ekonomitë  biujqësore” idedikohet prodhimtarisë bujqësore për sketorët prioritar: kopshtari, blegtori, përpunim dhe marketing të drejtpërdrejtë të prodhimtarisë bujqësore personale të fermës, prodhimtari të energjisë nga burimet e rinovueshme për shpenzim persona, ndërkaq sa I përket projekteve zëvendës drejtori  Agjencioni për përkrahje financiare të bujqive dhe zhvillim rural Abdulselam Selami thekson se bujqit janë të pa informuar për këta masa dhe të njejtit gjat vitit që shkoj por edhe gjat këti viti do të angazhohen për informimin e tyre.

Ndërkaq Salami tha se në vitin 2019 Maqednia ka qenë lider sa I përket thithjeve të IPARD-Fondeve

Mes të tjerash kompetencat e kësaj agjencie janë  zbatimi i masave për pagesa direkte në bujqësi; ndërhyrjet në tregun e produkteve bujqësore; zbatimi i kuotave të prodhimit; zbatimi i masave të zhvillimit rural; implementimi i fondeve të BE-së nga ndihma para-pranuese për zhvillimin rural;
zbatimi i masave bujqësore të financuara nën ndihmën e qeverisë. Ndërsa kjo agjenci duhet që ti 
zbatoj procedurat si shpallja e thirrjeve dhe kriteret për shpërndarjen e ndihmës financiare;  miratimi i mbështetjes financiare në përputhje me kriteret; lidhjen e kontratave me përfituesit e ndihmës financiare;kryerja e kontrollit në vend përpara dhe pas miratimit të aplikimit;  autorizimin e shpenzimeve të pranueshme të paraqitësve të kërkesave para pagimit të fondeve;
ndjekja e zbatimit të projektit; kryerja e një procedure kundër përfituesve që kanë përdorur fondet ndryshe nga sa parashikohet në kontratë./TV KOHA/

Të fundit