Investime për rinovimin e postave lokale në fshatrat Çegran dhe Negotinë të Pollogut - Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Investime për rinovimin e postave lokale në fshatrat Çegran dhe Negotinë të Pollogut

Objektet në të cilat janë vendosur njësitet postare në postën shtetërore në fshatrat Çegran dhe Negotinë të Gostivarit, këtyre ditëve do të rinovohen. Me investimin tërësisht do të rinovohen fasadat dhe hyrjet në dy postat lokale.

Drejtori i nëndegës së Gostivarit të SHA Posta e Maqedonisë së Veriut, Betim Mehmedi sot e bëri shqyrtimin e punimeve dhe shprehu kënaqësi prej punës së bërë. Sipas Mehmedit, kjo është ripërtëritja e parë e pjesës së jashtme të objekteve pas thuajse tre dekadash. Për këtë qëllim do të harxhohen rreth 15 mijë euro. Krahas dritareve termo efikase, do të ripërtërihen edhe nyjat sanitare dhe dyshemetë e dëmtuara.

Mehmedi paralajmëroi se pas përfundimit të krizës së shkaktuar nga KOVID 19 pritet miratim që të fillohet me ripërtëritjen e objektit në postën kryesore në Gostivar, për të cilin tashmë kanë projekt.

Në Gostivar për momentin janë 72 të punësuar, ndërsa sipas drejtorit Mehmedi, ka mungesë postierësh. Ai publikisht i falënderoi të gjithë të punësuarit për zbatimin e masave për mbrojtje, pasi siç potencoi ata janë nën rrezik të madh njëjtë sikurse edhe punonjësit shëndetësorë. shk/

Related posts

16.231 mijë raste aktive me COVID-19, Shkupi me gati 10.000 raste

Televizioni Koha

Filipçe: Ka mjaftueshëm shtretër spitalor, askush nuk do të mbetet pa trajtim shëndetësor

Televizioni Koha

AP-ja e KB-së votoi rezolutë kundër spekulimeve për vaksinën ndaj koronavirusit

Televizioni Koha

Leave a Comment