29/03/2024
14.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Isen Asani kryetari i komunës së Tearcës: Krenari kombëtare që nuk shuhet kurrë – Urime Dita e Pavarësisë së Shqipërisë!

Në këtë ditë 28 Nëntori, ditë e Festës së Flamurit, Ju shpreh urimet e mia më te perzemerta:
– Urime Dita e Pavarësisë së Shqipërisë!

Krenari kombëtare që nuk shuhet kurrë,ajo është e ndezur dhe jeton në çdo zemër shqiptare, ndaj dhe flamuri yne kombëtar valon i lirë dhe do të valoje përhere, në tokën tone arbërore, por dhe kudo ku gjindet shqipëtari.
Flamuri kombëtar është i pranishëm në të gjitha gëzimet tona familjare dhe në çdo festë shqipëtare, e kemi për nder e krenari që ta trashëgojmë sepse jemi shqipëtarë ku tradita na e kërkon dhe kemi pse krenohemi për historinë tonë të lavdishme shekullore.

Flamuri përmbledh kujtimet e shkuara të një kombi dhe një gjuhe të pashkruar që mund ta kuptoj syri dhe zemra e çdo njeriu me ndjenja. Nuk jane kujtime goditjesh kundra fqinjëve, nuk janë kujtime lakmirash dhe rrëmbimesh, por janë kujtime vetëmbrojtjeje me mundime të palodhura dhe me trimëri të gjatë e të fortë që kanë lënë gjurmë në historinë e gjithë popujve.
Nga kjo pikëpamje mund të mburremi se Flamuri ynë, siç është një nga më të vjetrit e botës, është dhe një nga më të drejtët!
Motra e vëllezër, miq dhe shokë, familjarë dhe mbi te gjitha Shqipëtarë!
Urime Festën!

Të fundit