29/06/2022
28.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ish-ambasadori Gjorçev: BE po tregohet e padrejtë me Maqedoninë, ne vazhdimisht po bëjmë reforma

Ish-ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Bullgari, Marjan Gjorçev, beson se një pikë kthese kyçe në rrugën e vendit drejt Bashkimit Evropian ishte bllokada e presidentit francez Macron që e vendosi më 17 tetor të vitit 2019.

“Që atëherë filloi gjithçka. Për shkak të Republikës së Shqipërisë që kishin problemet të tyre me rendin kushtetues, shkallës së lartë të krimit dhe korrupsionit, ne mbetëm të penalizuar, por fakti është se ne me sakrificën që bëmë duke ndryshuar emrin e shtetit si dhe anëtarësimin në NATO, na u tha se menjëherë do të pranoheshim në BE dhe nuk doli të jetë ashtu. Me bllokimin e Macron-it filloi rrugëtimi jonë i vuajtjeve” tha ish-ambasadori Gjorçev për emisionin “Brifingu i mëngjesit”.

Ai tha se historia e Maqedonisë duhet gjithmonë të afirmojë se shteti është në hap me vendet evropiane.

“Se Maqedonia ka dhënë gjithçka në këtë hap drejt BE-së,dihet. Ne po reformojmë në mënyrë të përhershme vendin dhe institucionet tona, po përvetësojmë vlerat evropiane dhe jemi shumë përpara vendeve të tjera evropiane. Ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë, pavarësisht se në çfarë plejade na vendosin këto vendime të Parlamentit Evropian dhe Këshillit të Liderëve Politikë të BE-së në qershor. Ne i bëjmë këto reforma për hir të qytetarëve të Maqedonisë, për një jetë më të mirë, nuk po i bëjmë për hir të BE-së. Ne punojmë herë me sukses, herë me më pak sukses, por duhet të përmendim se BE ka qenë shumë e padrejtë ndaj nesh”, tha Gjorçev.

Të fundit