18/04/2024
5.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ish-drejtori i DSK-së, Goran Nikollovski nuk do të dëshmojë për rastin “Reket”

Gjykata penale në Shkup nuk e pranoi propozimin e të akuzuarit të parë në rastin “Reket”, Bojan Jovanovski – Boki 13, në plotësimin e procedurës dëshmuese si dëshmitar të merret në pyetje Goran Nikollovski, ish-drejtor i Drejtorisë së dikurshme për siguri dhe kundërzbulim.

Në këtë vendim reagoi mbrojtësi i të akuzuarit Boki-13, avokati Sasho Dukovski, i cili tha se në këtë rast janë pranuar shumë dëshmitarë më pak relevantë, si për shembull dëshmitari Hristijan Banevski.

“Nëse dëshmitari Goran Nikollovski nuk është i rëndësishëm që të merret në pyetje në këtë lëndë atëherë nuk cili dëshmitarë është i rëndësishëm që të merret në pyetje”, theksoi avokati Dukovski.

Njëherit gjykata refuzoi edhe një pjesë të dëshmive të dorëzuara nga ana e të akuzuarës Katica Janeva, ndërsa pranoi të prezantohen si dëshmi pasqyra e llogarisë së Konstantin Delkixhakov (babai i Janevës) dhe padi private nga Katica Janeva ndaj Bojan Jovanovskit-Boki 13.

“Padia private penale është parashtruar më 13 mars të vitit 2020, për shkak të incizimit të paautorizuar. Deri më tani gjykata ende nuk ka ndërmarrë veprime”, ka thënë Irena Fërçkovska, mbrojtëse e Janevës.

Seanca e ardhshme është caktuar për më 7 maj, kur i akuzuari Bojan Jovanovski-Boki 13 do të duhet ta japë mbrojtjen e tij.

Në procesin e deritanishëm për rastin “Reket” janë prezantuar dëshmi të ndryshme materiale dhe dëshmitarë.

Gjykimi filloi në dhjetor të vitit të kaluar. Në seancën e parë i akuzuari i dytë Zoran Milevski – Kiçeec e pranoi fajin dhe mori aktgjykim prej tre vjet dënim me burg. Milevskit para disa javësh i është shfuqizuar edhe arresti shtëpiak.

Për rastin “Reket”, Prokuroria për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, të akuzuarit Boki-13 dhe Katica Janeva i akuzon se me paramendim e kanë zhvatur biznesmenin Jordan Kamçev (i akuzuar në lëndën “Perandoria”) që t’i hiqet masa e arrestit në lëndën e theksuar. fb/

Të fundit