Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/content/95/6740595/html/wordpress/index.php:3) in /home/content/95/6740595/html/wordpress/wp-content/themes/pennews/functions.php on line 254
Ish kryetari i Penales Vlladimir Pançevski u dënua me tre vjet e gjysmë burg - Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Ish kryetari i Penales Vlladimir Pançevski u dënua me tre vjet e gjysmë burg

Ish kryetari i Gjykatës Penale në Shkup, Vlladimir Pançevski është dënuar me tre vite e gjashtë muaj burg. Vendimin e publikoi mnrëmë gjykatësja Valentina Gjorgjievska nga Gjykata e Velesit.

Pançevski ishte i akuzuar për keqpërdorim të sistemit AKMIS, gjegjësisht se ka ndikuar në shpërndarjen e rreth 50 lëndëve në Gjykatën Penale të Shkupit, gjegjësisht në vend që lëndët në shpërndahen në mënyrë kompjuterike, ai ua ka dhënë në mënyrë manuale.

Pasi që seancën e 10 korrikut nuk u paraqit në gjykim, Pançevskit iu caktua masë paraburgimi. Për të u shpall fletëarrest, pasi që disa ditë me radhë nuk ishte i kapshëm për policinë. Në fund, ai vetë është paraqitur në Burgun e Shutkës.

Pançevski u pezullua nga puna për kryerjen joprofesionale dhe të pandërgjegjshme të funksionit të gjykatësit. Prokuroria ka ngritur akuzë kundër Pançevskit, për kurdisje të lëndëve te gjyqtarët e përshtatshëm derisa ishte në krye të Gjykatës së Shkupit. Sipas Prokurorisë, ai ua ka ndarë në dorë lëndët gjyqësore gjyqtarëve të përzgjedhur, duke e anashkaluar sistemin për shpërndarje elektronike AKMIS. Përveç rasteve të Prokurorisë së rregullt, Pançevski ka ndarë me dorë edhe lëndë të cilat i ka drejtuar Prokuroria Speciale.

Akuza ndaj Pançevskit u ngrit pasi që në fund të vitit 2017-të Ministria e Drejtësisë e publikoi raportin që doli nga kontrolli i sistemit AKMIS. Pas kontrollit të bërë në Gjykatën Themelore Shkupi 1 plani vjetor për menaxhim me lëndët gjyqësore është sjellë më vitin 2013 dhe për të njëjtin nuk është formuar trup punues, gjë e cila nënkupton se lëndët janë ndarë në mënyrë manuale. Edhe orari i punës në këtë gjykatë nuk ka qenë stabil, vetëm gjatë shtatorit të 2017-s i njëjti është ndryshuar tre herë, transmeton Portalb.mk.

Për manipulimin e sistemit u shkruajt edhe në raportin vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH), të cilët i theksuan me emër dhe mbiemër kryetarët e Gjykatës Themelore të Shkupit dhe asaj Supreme, si të përfshirë në skandalin me AKMIS.

Related posts

Nga 127 pacientët e djeshëm, 51 prej tyre janë deklaruar se nuk kanë pasur kontakt me të infektuar

Televizioni Koha

Aeroplanë po shuajnë zjarret në rrethinën e Kërçovës

Televizioni Koha

Pas Dimitrievskit, edhe Stojanovski negativ në testet e përsëritura për coronavirus

Televizioni Koha

Leave a Comment