Ish-presidenti i Francës, Nikolla Sarkozi, u dënua me burg për korrupsion - Tv Koha
Rajon

Ish-presidenti i Francës, Nikolla Sarkozi, u dënua me burg për korrupsion

Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, dhe dy ish-ndihmës të tij u dënuan me nga tre vjet burgim – dy prej tyre me kusht – nën akuzat për korrupsion.

Sarkozy, 66 vjeç, u gjet fajtor për përpjekje për të korruptuar gjyqtarin Gilbert Azibert, duke i ofruar një punë prestigjioze në Monako, në këmbim të informacionit në lidhje me një hetim penal në partinë e tij politike, transmeton REL.

Sipas prokurorëve, skandali ka dalë në pah pas përgjimit të bisedave midis Sarkozyt dhe ish-avokatit të tij, Thierry Herzog, pasi ish-presidenti ka mbaruar mandatin, në vitin 2012.

Herzog dhe Azibert morën të njëjtin dënim.

Gjykatësi tha se Sarkozy mund ta vuajë dënimin në shtëpi, me një etiketë elektronike.

Ish-presidenti, i cili e mohon çdo keqbërje, pritet të apelojë.

Related posts

22 raste të reja me koronavirus në Shqipëri, në total 584 raste

Televizioni Koha

Ftohen qytetarët e Kosovës që nesër ti ndalin dritat nëpër shtëpi për 2 minuta, për të shënuar Ditën Kombëtare të Personave të Pagjetur

Televizioni Koha

Në Shqipëri numri i të infektuarve me Kovid-19 është rritur në 223 persona, janë shëruar 44, ndërsa kanë vdekur 11

Televizioni Koha

Leave a Comment