20/04/2024
6.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

ISHP: 121 të sëmurë nga fruthi, ka mundësi për përhapjen e epidemisë

Nga 13 prilli e deri më sot në vend janë regjistruar 121 të sëmurë nga fruthi që është për pesë më pak në krahasim me një javë më parë kur ishin regjistruar 126 raste, bëhet e ditur në raportin që në ueb faqen e tij e publikoi Instituti për Shëndet Publik.

Pas vaksinimit të përforcuar, janë vaksinuar 20.244 fëmijë të moshës deri në 14 vite, prej tyre 12.468 janë vaksinuar në Shkup ndërsa në qytetet e tjera janë vaksinuar 7.776 fëmijë deri në moshën 14 vjeçare. Megjithatë, mbesin edhe 22.612 fëmijë të pavaksinuar të moshës deri në 14 vjet. Nevojitet që veçanërisht të përforcohet vaksinimi i fëmijëve parashkollorë jashtë Shkupit, ku 19.494 janë tapavaksinuar, janë vaksinuar vetëm 5.129 fëmijë.

Në Klinikën për sëmundje infektive momentalisht ka 45 pacientë, ndërsa një fëmijë është në mjekim intensiv dhe është vendosur në ventilim mekanik.

Nga Instituti theksojnë se duke pasur parasysh numrin gjithnjë e më të madh të popullatës së ndjeshme te fëmijët deri në moshën 14 vjeçare, numri i madhe i qyteteve ku janë regjistruar raste të fruthit dhe ngjitjen e lartë të sëmundjes, ekziston mundësi e madhe për përhapjen e mëtutjeshme të epidemisë në periudhën e ardhshme dhe në qytete të tjera në të cilat deri më tani nuk kishte raste të regjistruara.

Nga numri total i të regjistruarve, 79 raste janë nga Shkupi, ndërsa të tjerët 42 janë nga tetë qytete të tjera në Maqedoni.

Nga fillimi i epidemisë në dhjetor të vitit 2018 e deri më sot në shtet janë regjistruar 1.081 raste të fruthit me incidencë prej 52,2 në 100.000 banorë.

Numri i regjistruar dhe incidenca nga fruthi janë më të larta në krahasim me 20 vitet e fundit. Për shkak të përmbushjes së kritereve epidemiologjike, epidemi e fruthit është shpallur në gjithë territorin e shtetit.

Të sëmurë nga fruthi janë regjistruar në 21 qytete prej tyre 692 raste janë nga Shkupi, 103 nga Kumanova, 93 nga Tetova, 50 nga Struga, 30 nga Kërçova, 24 nga Velesi, 20 nga Gostivari, 18 nga Gjevgjelia, 17 nga Dibra, ndërsa nga qytetet tjera janë regjistruar më pak se 10 raste.

Incidenca më e madhe është regjistruar në Shkup – 112 në 100.000 banorë, ndërsa pastaj vijnë Struga me 73,7 në 100.000 banorë dhe Kumanovë 72,2 në 100.000 banorë.

Mosha e të sëmurëve lëviz nga një muaj deri në 61 vite. Numri më i madh i rasteve janë nga grupi i moshës mbi 30 vite – 463, por incidenca totale te ky grup është 36,4 në 100.000 banorë. Janë regjistruar 184 fëmijë të moshës nën një vjet ku regjistrohet edhe incidenca më e lartë prej 787,2 në 100.000 banorë. Fëmijët e moshës prej një deri në katër vite regjistrohen me 189 raste dhe incidencë prej 203,6 në 100.000 banorë.

Sipas statusit vaksinal, 810 ose 75 për qind nga personat e sëmurë janë të pavaksinuar, komplet nuk janë vaksinuar ose me status të panjohur vaksinal. Nga personat e pavaksinuar, 184 (17 për qind) të moshës nën 12 muaj dhe nuk i nënshtrohen vaksinimit, sipas Kalendarit për imunizim.

Nga gjithsej 189 të sëmurë të moshës prej një deri në katër vjet, 150 ose 89,5 janë të pavaksinuar ose me status të panjohur vaksinal.

Nga të regjistruarit, 442 ose 41 për qind ishin hospitalizuar, ndërsa te 199 (17,4 për qind) janë regjistruar komplikime. Prej tyre, numri më i madh i komplikimeve – 52 ose 27,7 për qind ishin te fëmijët e moshës prej një deri në katër vjet, që tregon se ky grup i moshës është më e prekur dhe i nënshtrohet komplikimeve.

Në epideminë në Shkup janë regjistruar edhe tri raste të vdekjes të që asocojnë me fruth, të fëmijët e moshës prej 5,5 deri në 13 muaj, të gjithë të pavaksinuar me vaksinën MRP. Te dy nga fëmijët kishte ekzistuar komorbiditet, ndërsa të gjithë tre fëmijët kishin ndërruar jetë nga bronhopneumonia si komplikim i sëmurjes së fruth.

Në epideminë me fruth janë regjistruar edhe 122 raste te punëtorët shëndetësorë/të punësuar në institucionet shëndetësore.

Numri i përgjithshëm i personave të vaksinuar të moshës deri në 14 vjet me vaksinë MRP nga fillimi i epidemisë është 19.461 nga 23.395, të pavaksinuar me kohë.

Vlejnë masat e rekomanduara nga Komisioni për sëmundje ngjitëse deh urdhrat nga Ministria e Shëndetësisë, qëndron në raportin e Institutit për Shëndet Publik. fc/

Të fundit