25/04/2024
7.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

ISHP: Më pak të infektuar të rinj dhe të vdekur javën e kaluar

Sipas raportit javor të Institutit të Shëndetit Publik në periudhën nga 7 deri më 13 dhjetor të vitit 2020, janë testuar gjithsej 15.857 materiale në laboratorë, në të cilat kryhen testime molekulare për praninë e SARS-KOV-2, zvogëlim prej 9.2 për qind krahasuar me javën e kaluar. Në të njëjtën periudhë, janë regjistruar 5.518 raste të reja pozitive nga 35 qytete në shtet, që paraqet një rënie prej 14.6 përqindëve krahasuar me javën e kaluar. Shumica e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi (n = 2.296; 41.6%), me incidencë javore – 371.7/100.000.

Në periudhën e raportimit, përqindja e rasteve pozitive të testuara të SARS-KOV-2 ishte 34.8 për qind, një rënie prej 2 përqindëve krahasuar me javën e kaluar.

“Janë regjistruar persona të infektuar në të gjitha grupmoshat. Më e përfaqësuar është grupmosha mbi 60 vjeç (n = 1,503, 27.2%). Numri më i madh i pacientëve të regjistruar regjistrohet në grupmoshat prej 30-39 vjeç (n = 1,042; 18,9%), 50-59 (n = 1,040; 18,8%), 40-49 (n = 1,030; 18.7%) dhe 20-29 (n = 648; 11.7%). Numri më i ulët është regjistruar te fëmijët e moshës 0-9 (n = 73; 1.3%) dhe 10-19 vjeç (n = 182; 3.3%)”, informojnë nga ISHP-ja.

Pas marrjes së dy testeve negative për praninë e SARS-KOV-2 ose përdorimit të algoritmit të ri, janë regjistruar 5.313 persona të shëruar, të cilët u shtruan në spital ose u trajtuan në shtëpi, 0.2 për qind më shumë krahasuar me javën e kaluar.

“Janë raportuar 174 vdekje, rënie prej 5.4 përqindëve nga java e kaluar. Për sa i përket moshës, 142 persona ishin mbi 60 vjeç, 24 persona të moshës 50-59 vjeç, 4 vdekje u raportuan nga grupmosha 40-49 vjeç dhe nga dy raste nga grupmoshat 20-29 dhe 30-39 vjeç”, thonë nga ISHP-ja.

Raporti i hollësishëm i Institutit të Shëndetit Publik për situatën me Kovid-19 për periudhën prej 7 deri më 13.12.2020, si dhe situata kumulative me Kovid-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut mund të shihet në uebfaqen e Institutit të Shëndetit Publik: http://iph.mk/

Të fundit