17/04/2024
12.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Islam Abazi i’a pranon kërkesën Bojan Jovanovskit, hapet lëndë për t’ia dëgjuar hallin

Shefi i Prokurorisë për Krim të Organizuar, Islam Abazi, ka formuar lëndë pasi Bojan Jovanovski ka dërguar letër me të cilën ka kërkuar pranim për t’i dorëzuar disa bomba lidhur me disa vepra penale dhe mashtrime nga gjykata penale, informon Zhurnal.

Për Makfaks, nga Prokuroria kanë thënë se lënda i është caktuar një prokurori i cili do ta dëgjojë Jvoanvoskin dhe më pas do t’a njoftojë Abazin. Abazi nuk do ta dëgjojë personalisht sepse këtë duhet ta bëjnë prokurorët.

Jovanovski kërkonte të takohet personalisht me Abazin dhe në prezencë të avokatëve të tij Vlladimir Tufegxhiq dhe Sasho Dukovski t’ia dorëzojë dëshmitë për mashtrime sepse siç thotë, besim ka vetëm te ai.

Përmes ekipit të avokatëve, ai ka informuar mediat se dëshiron të ngritë kallëzime penale për veprime kriminale dhe korruptive nga persona të strukturave më të larta të politikës, gjyqësisë, elitës së biznesit dhe persona të tjerë.

Bombat të cilat i posedon siç thotë, janë audio inçizime, transkripta, mesazhe, fotografi dhe video./Zhurnal.mk

Të fundit