25/04/2024
7.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ismail Kadare u shpall qytetar nderi i Tetovës

Me fjalime dhe interpretime e pika muzikore, u shënua ceremonia e shpalljes së Ismail Kadaresë qytetar nderi i Tetovës. Shkrimtari i madhe, u shpreh se çaste të tilla janë të rralla për një shkrimtar, që të jetë para lexuesve të tij, të një prej qyteteve, siç tha ai të pafundme të botës iliro-shqiptare, transmeton Portalb.mk.

“Të dashur qytetar të Tetovës, duhet të më besoni se nuk e kam lehtë të flas, jo se nuk di të them fjalë nga më të ndërlikuara, por sepse çaste të tilla janë shumë të rralla në jetën e një shkrimtari, të jetë përpara lexuesve të një prej qyteteve të pagfundme të botës iliro-shqiptare. Këto janë çaste që çdo shkrimtar, sado që i njohur të jetë në botë ose në vendin e tij, i ëndërron t’i përjetojë, sepse jeta njerëzore ushqehet prej ngjarjesh të tilla dhe jo vetë, jeta njerëzoe e një vendi por e një hapësire të madhe, si është hapësira shqiptare”, tha shkrimtari Kadare.

Paraprakisht kryetari i Komunës së Tetivës Bilall Kasami, tha se sado që të përpiqemi ta nderojmë Kadarenë, asnjëherë nuk është mjaftë për një personalitet të tillë të shquar të kulturës sonë, që paraqet pasuri kombëtare, evropiane dhe botërore.

“Sot është një ndër ditët më të veçanta të qytetit. Jemi të nderuar dhe të privilegjuar që sot të shpallim qytetar nderi shkrimtarin e nderuer z. Ismail Kadare. Propozimi u pranua njëzëri, nga të gjithë anëtarët e Këshillit të Tetovës, të cilët janë edhe lexues të veprës së tij. Sado që të përpiqemi ta nderojmë të madhin Ismail Kadare, ne sërish mund të bëjmë pak fare për këtë personalitet të shquar të kulturës sonë dhe për veprën letrare që ka krijuar gjeniu ynë. Kjo është vepër monumentale dhe paraqet pasuri jo vetëm për letërsinë dhe kulturën tonë kombëtare, por edhe atë evropiane dhe botërore”, deklaroi Kasami.

Ismail Kadare u shpall qytetar nderi i Tetovës më 28 tetor në seancën e këshillit komunal ku të gjithë 31 këshilltarët, shqiptarë dhe maqedonas votuan “për”.

Të fundit