Lajmi i Ditës Sport

Itali: Lajmet nga disa ekipe nuk janë të mira

Ministri italian i Sportit, Vinçenco Spadafora ka komentuar përsëri mundësinë e vazhdimit të Serisë A.

Ai e pranoi se disa nga rezultatet e testit te disa ekipeve të futbollit nuk ishin të mira, por nuk dha detaje të tjera.

“Lajmet në orët e fundit nga disa ekipe futbolli nuk janë të mira. Derisa të kuptojmë situatën me shëndetin e lojtarëve, nuk mund të japim një përgjigje konkrete. Javën tjetër ne presim analizë të lakores së personave të infektuar pas lehtësimit të masave dhe do të kuptojmë dyshimet e komitetit shkencor. Këto dy gjëra do të na ndihmojnë të marrim një vendim. Ata që mendojnë se pasi të mbarojë gjendja e jashtëzakonshme, do t’i bëjnë të njëjtat gjëra si më parë, nuk e kanë kuptuar seriozitetin e asaj që po ndodh. Shpresoj se ky është një rast për shumë reforma në futboll dhe sport. Unë do të bëj çmos që të ndodhë”, deklaroi ministri i Sportit i Italisë. shk/

Related posts

Japonia nxjerr shpikjen për ata që duan të pinë duhan në vendet publike

Televizioni Koha

Grupi i pavarur i deputetëve: Vërejtjet tona janë në interes të qytetarëve dhe integrimeve evropiane

Televizioni Koha

Arbër Ademi: Pas 1 majit do të vendoset për vitin shkollor

Televizioni Koha

Leave a Comment