27/05/2022
21.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Italia dhe Gjermania të hapura për qytetarët e Maqedonisë, mund të hyjnë me kovid-certifikatë ose test negativ

Nga nesër qytetarëve të Maqedonisë do t’iu lehtësohet hyrja në Itali, pavarësisht nëse janë të vaksinuar kundër kovid-19 ose jo, ndërsa Gjermania për qytetarët e Maqedonisë është e hapur prej dje, transmeton Portalb.mk.

Siç njoftoi Ambasada italiane në Shkup, nga data 1 deri më 31 mars do të mjaftojë paraqitja e certifikatës digjitale për kovid (certifikatë për vaksinim ose shërim) ose test PCR negative / test i shpejtë plus formulari PLF.

Ambasada gjermane njoftoi: “Nga 27 shkurt 2022, Maqedonia e Veriut nuk klasifikohet më si zonë me rrezik të lartë. Regjistrimi digjital për hyrje duhet të kryhet vetëm nëse në 10 ditët e fundit para hyrjes, për një periudhë kohore, keni banuar në një zonë që në momentin e hyrjes ishte klasifikuar si me rrezik të lartë ose një zonë me variante virusesh. Personat që hyjnë nga Maqedonia e Veriut për momentin nuk duhet të jenë në karantinë”.

Për hyrje në Gjermani kërkohet kovid-test negativ, dëshmi të vaksinimit ose dëshmi që keni kaluar virusin, pavarësisht nga lloji i transportit dhe pa dallim nëse keni banuar më parë në një zonë me rrezik të lartë ose me variante të virusit.

Kjo pason pasi Këshilli Evropian rekomandoi së fundmi heqjen e ndalimit të udhëtimeve jo thelbësore për personat nga vendet jo anëtare të BE-së. Udhëtarët duhet të vaksinohen të paktën 14, kurse maksimumi 270 ditë përpara se të udhëtojnë në BE për të marrë leje për hyrje si persona të vaksinuar. Gjithashtu, leje për hyrje do të marrin edhe personat të cilët e kanë kaluar kovid-19 në 180 ditët e paraprake.

Të fundit