20/04/2024
6.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Italia, Gjermania dhe Franca kërkojnë plan për rritje dhe mbrojtje të industrisë evropiane

Shoqatat industriale të Italisë, Gjermanisë dhe Francës përgatitën një deklaratë të përbashkët në të cilën iu bëjnë thirrje qeverive dhe institucioneve të BE-së për plan gjithëpërfshirës që do të mundësojë rritje të prodhimtarisë industriale, mbrojtje dhe konkurrencë të industrive evropiane në nivel global.

Disa pjesë të dokumentit, i cili është nënshkruar bashkërisht nga Konfindustria italiane (Asociacion i industrialistëve të mëdhenj ), BDI-Bundesvrebrend (Federatë e industrialistëve gjermanë) dhe Lëvizja e ndërmarrjeve franceze (MEDEF), tashmë janë publikuar nga Konfindustria italiane dhe kërkojnë përgjigje ambicioze dhe rimëkëmbje evropiane pa precedent, e cila si prioritet do ta ketë solidaritetin, qëndrueshmërinë dhe digjitalizimin.

Në dokumentin, kryetarët e industrive të mëdha të tre shteteve shprehin shqetësim të thellë për pasojat ekonomike, sociale dhe politike nga pandemia, e bazuar në vlerësimin se nuk janë të gjitha vendet njëjtë të prekura nga epidemia dhe se disa industri, edhe krahas masave të jashtëzakonshme të ndërmarra për ndihmë, nuk do të mund të shmangin pasojat ekonomike ndaj prodhimtarisë, punësimit dhe konsumit publik, derisa gjendja shëndetësore nuk kthehet nën kontroll.

Industritë e mëdha, bëhet e ditur në dokument, do të duhet të përballen me goditjen që ta kompensojnë periudhën e bllokadës, ndërsa “do të nevojitet kohë që të kalohet nga faza e bllokadës në fazën e stabilizimit dhe rinovimit të plotë të prodhimtarisë.

Industrialistët italianë, gjermanë dhe francezë rekomandojnë disa masa: bashkëpunim evropian dhe ndërkombëtar, ndihmë shtetërore ambicioze dhe të fuqishme, e cila duhet të jetë solidare dhe adekuate, miratimin e politikës së fuqishme fiskale dhe garancitë shtetërore për industritë që janë prioritet. fc/

Të fundit