Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/content/95/6740595/html/wordpress/index.php:3) in /home/content/95/6740595/html/wordpress/wp-content/themes/pennews/functions.php on line 254
Italia në karantinë, gruaja nuk nxjerr dot nga banesa trupin e pajetë të bashkëshortit - Tv Koha
Lajmi i Ditës Rajon

Italia në karantinë, gruaja nuk nxjerr dot nga banesa trupin e pajetë të bashkëshortit

Dekreti i firmosur nga kryeministri Xhuzepe Konte për shpalljen e Italisë zonë e kuqe dhe se qytetarët duhet të qëndrojnë në banesa, ka sjellë probleme për shumë qytetarë.

Një grua italiane nuk mund të dalë nga banesa e saj, ku gjendet trupi i pajetë i burrit të saj për shkak të vendosjes së vendit në karantinë.

Njoftimin e dha Giancarlo Canepa, kryetari i bashkisë së Borghetto Santo Spirito për CNN.

Burri i cili ishte infektuar me koronavirus ditë më parë, ndërroi jetë të hënën e 9 marsit në orën 2 të mëngjesit me orën lokale.

“Po, është e vërtetë që ajo është akoma atje me trupin e pajetë të bashkëshortit të saj dhe ne nuk do të mund ta heqim atë deri të mërkurën në mëngjes,” tha kryebashkiaku.

Canepa tha se protokolli i karantinës thotë se askush nuk lejohet t’i afrohet trupit.

“Fatkeqësisht, ne kemi një protokoll sigurie që duhet ta ndjekim,” tha ai. Kryebashkiaku tha gjithashtu se burri nuk pranoi të dërgohej në spitalin lokal për shërim, gjë që çoi në këtë situatë.

/Ora News.tv/

Related posts

Xhaferi: S’jemi të martuar me LSDM-në, nëse duan shumicë të re kuvendare le të tregojnë

Televizioni Koha

Është larguar shkëmbi i cili e pengonte qarkullimin në aksin Dellçevë-Koçan afër Istibanjës

Televizioni Koha

Maqedoni, për 10 ditë mbi 3 mijë kërkesa për pasaporta me procedurë urgjente

Televizioni Koha

Leave a Comment