19/04/2024
8.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Italia propozon tampone në të gjitha aeroportet e BE

Italia propozon kryerjen e tamponeve Covid për të gjithë personat që do të udhëtojnë përmes aeroporteve të vendeve të Bashkimit Europian.

Propozimi i është bërë vendeve anëtare të BE nga Ministri italian i Shëndetësisë Roberto Speranza e pritet të merret në diskutim në samitin e 4 shtatorit.

Tampone të kryera reciprokisht në cdo aeroport për çdo person që hyn në Itali nga një vend europian e anasjelltas, e pavarësisht kombësisë së tij.

Sipas ministrit italian të shëndetësisë kjo masë do të lejoj mbajtjen hapur të kufijve e qarkullimin e personave në mënyrë sa më të qetë.

“Na duhet të bashkëjetojmë me virusin dhe për muaj të tjerë e duhet të jepim shembullin për masa të njëjta kontrolli ndër vendet anëtare të Bashkimit Europian e bashkëjetesa ka nevojë për instrumente konkrete”, ka deklaruar ai.

E nëse një person rezulton pozitiv i ndalohet hyrja e tranziti në vendin eruopian e me detyrimin e karantinimit.

Për numrin 1 të sistemit shëndetësor publik në Itali “muajt e ardhshëm nuk do të jenë të lehtë. Nuk jemi në fortunë por as në port të sigurt” ka deklaruar ai duke iu referuar përhapjes së pandemisë Covid 19.

Të dhënat zyrtare informojnë një rritje të kurbës së infektimit nga koronavirusi në Itali dhe pse treguesi i përhpajes së tij në varësi të numrit të popullsisë mbetet më i ulët se në vendet si Francë, Gjermani e Spanjë.

Gjatë 24 orëve të fundit Italia ka regjistruar 1365 të infektuar e 4 viktima e numri i tamponeve të kryer ka qënë rreth 84 mijë e më i ulët se i një ditë më parë ku u kryen rreth 100 mijë tamponë.

Të fundit