Maqedoni

Ivanov mund të dënohet me burg, ja përse?

Edhe pse është bë një javë që kur emri i ri “Republika e Maqedonisë së Veriut” është futur në përdorim zyrtar ashtu siç parasheh Marrëveshja e Prespës, presidenti i shtetit Gjorgi Ivanov ende e refuzon atë dhe vazhdon të përdor emrin “Republika e Maqedonisë”.

Përveç se provokon fqiun jugor Greqinë, Ivanov në këtë mënyrë shkel edhe Kushtetutën e vendit. Poashtu rrezikon dënim, sepse shkelja e Kushtetutës dënohet me ligj.

“Emri Republika e Maqedonisë së Veriut është inkorporuar në Kushtetutën e Maqedonisë me dy të tretat e votave të deputetëve. Duke mos e respektuar këtë emër, Ivaov bën shkelje të Kushtetutës. Dënimet për shkelje të Kushtetutës janë dsë paku 3 vite arrest,”, thonë ekspertët e të drejtës kushtetuese për Gazetën Lajm.

Gazeta Lajm ka tentuar, por nuk ka arritur të kontaktojë me zëdhënësit e kabinetit të Ivanovit. Nërkohë burimet tona thonë se bëhet fjalë për vendim populist të Ivanovit, për të rritur rejtingun në fund të mandatit të tij dhe në prag të zgjedhjeve presidenciale, në të cilat ai haptazi po e përkrah kandidaten e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska.

Për këtë arsye, as organet zyrtare në Maqedoni, pos as Athina, nuk pritet të kenë ndonjë reagim ndaj përdorimit të emrit “Republika e Maqedonisë” nga Ivanov, sepse në atë mënyrë vetëm do të ndihmonin Siljanovskën, e cila po përkrahet nga Ivanovi.

Përveç Ivanvit, emrin “Republika e Maqedonisë së Veriut nuk po e respekton ende as Agjencia për Zbulim, respektivisht policia sekrete që është nën ingerenca të presidentit.

Related posts

Bejta në Çajlë: Ishte durimi, sakrifica dhe largpamësia e Ali Ahmeti që të arrijmë deri këtu

Televizioni Koha

Deskoska: Aleanca për Shqiptarët dhe Besa japin mbështetje që PSP-ja të jetë organ i veçantë në suaza të PPRM

Televizioni Koha

Makina godet dy këmbësorë

Televizioni Koha

Leave a Comment