25/04/2024
7.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ixhet Memeti pas 16 vitesh si Avokat i Popullit, sot u emërua në Këshillin e Prokurorëve

Ixhet Memeti u betua para kryeparlamentarit, si anëtar i ri i Këshillit të Prokurorëve. Ai u angazhua përsëri përmes Parlamentit.

Paraprakisht dy herë u zgjodh avokat i popullit, ku qëndroi në detyrë për 16 vjet rresht. Pas përfundimit të ceremonisë, Memeti njoftoi se do të jepte deklaratë. Ai qëndroi para kamerës, por shpejt ndryshoi mendje.

Mbetëm pa përgjigje, si do të gjendet ai në rolin e anëtarit të Këshillit të Prokurorëve? A është e përshtatshme të transferohet shprehimisht, nga pozicioni i Avokatit të popullit në Këshillin e Prokurorëve, me mbështetjen politike që i dha atij dy mandate më parë si Avokat i popullit? A u zgjodh ai falë BDI-së, dhe marrëveshjes së koalicionit me LSDM-në? Partitë shqiptare të opozitës para një jave reaguan ashpër ndaj propozimit të Memetit për t’u bërë anëtar i ri i Këshillit të Prokurorëve.

Ata shpjeguan se partitë e diktojnë drejtësinë në vend. Nga ana tjetër, BDI u mbrojt se Memeti ishte i vetmi kandidat shqiptar, që aplikoi në konkurs. Pos tij, anëtar i ri i Këshillit të Prokurorëve u zgjodh avokati Ljupço Ivanovski. Përndryshe, Këshilli ka 11 anëtarë. Katër zgjidhen nga Kuvendi politikisht. Dhe pikërisht ky organ, i cili ka anëtarë të zgjedhur politikisht, do të jetë pjesë e Këshillit të Reformës në Drejtësi, ku do të miratohet metodologjia për pastrimin e gjyqësorit dhe ndjekjen penale të gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar.

Të fundit