25/06/2022
20.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Izet Zeqiri: Maqedonia po përballet me trende të pavolitshme demografike, situata është alarmante

Maqedonia e Veriut përballet me lëvizje negative demografike dhe kjo manifestohet me rritjen e migrimit jashtë vendit!

Sipas rektorit të Universitetit “Nënë Tereza”, Izet Zeqirit, potenciali demografik i një vendi është parakushti kryesor për krijimin e politikave dhe projektimeve të ardhshme ekonomike, arsimore, shëndetësore e të ngjashme.

“Sot në RMV ka rajone ku grupmosha mbi 65 vjeç merr pjesë me mbi 20% nga popullata e përgjithshme, kurse popullata e re deri në 20%, që është një situatë alarmante. Në fushën e ekonomisë kjo ndikon në rritjen ekonomike, kursimet, investimet, fuqinë punëtore, pensionet, tatimet e të ngjashme, kurse në atë social ndaj strukturës së familjes”, ka deklaruar Izet Zeqiri Rektori i UNT-së.

Sipas Ministres së Punës dhe Politikës Sociale, përmes përmirësimit të kushteve për punëtorët e huaj dhe thjeshtësimit të procedurave ligjore, shteti ndikon në uljen e deficitit të fuqisë punëtore, mirëpo shifrat e migrimit janë shqetësuese.

“Sipas statistikave të OKB-së, vlerësohet se në periudhën nga viti 1990 deri në vitin 2019 më shumë se 200.000 qytetarë të Maqedonisë, në kërkim të një jete më të mirë, janë larguar nga vendi, me çka migrimi i përgjithshëm ka arritur në 32% nga popullsia e përgjithshme”, deklaroi Jovanka Trençevska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale

Këto komente u bënë në Konferencën Ndërkombëtare për migrimin “ Njerëz në lëvizje, shtetësia, identiteti dhe zhvillimi” nën organizim të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, në partneritet me Universitetin e Prishtinës, Universitetin Sasari – Itali, “Shën Apostol – Pali” në Ohër dhe organizatës joqeveritare “Legis”.

Të fundit