24/04/2024
14.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Izet Zeqiri ; Rebalanci i buxhetit 2019

Rebalanci i buxhetit 2019

Zvoglohen mjetet në disa institucione të rëndësishme për realizimin e të drejtave të shqiptarëve

Rebalanci i buxhetit për vitin 2019 që është në procedurë parlamentare, i ka kapur edhe disa institucione të rëndësishme për realizimin e të drejtave të shqiptarëve, të cilat udhëhiqen nga kuadro shqiptarë. Në kushte ku këto institucione duhet të përkrahen financiarisht për tu konsoliduar institucionalisht, qeveria bën shkurtime të mjeteve.
Gati nga fillimi i funksionimit të Sekretariatit për Marrëveshjen e Ohrit ka pasur rritje të mjeteve financiare dhe asnjëherë nuk ka pasur shkurtime, me këtë rebalanc ka shkurtime të mjeteve financiare për përfaqësimin e shqiptarëve në administratën publike dhe shtetërore. Ministria për Sistemit Politikë me rebalanc ka zvogëlim të mjeteve për implementim të Marrëveshjes së Ohrit për 65.873.000 denar ose 10,48%. Këtu ka nevojë të rriten mjetet sepse po zvogëlohet përqindja e shqiptarëve në institucionet shtetërore dhe publike në dy vitet e fundit.
Me rebalanc të buxhetit është prekur edhe arsimi në të gjitha nivelet në atë fillor, të mesëm dhe atë universitar. Është indikative zvogëlim i mjeteve për në fushën e arsimit, posaçërisht zvogëlimi i mjeteve të Universitetit “Nëna Terezë” për 47.94% ose respektivisht për 157.619.000 denar, e cila bëhet disa vite radhazi, me zvogëlim të mjeteve përballet edhe Universitetin e Tetovës për 10.835.000 denar. Në fushën e kulturës kemi zvogëlimin e mjeteve për Muzeun e Alfabetit Shqip edhe atë 600.000 denar apo 22.79%.
Gjashtë muaj pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, ende nuk është formuar Inspektorati Shtetëror për respektimin dhe zbatimin e drejtë të gjuhës shqipe nëpër institucionet e vendit, qeveria ia zvogëlon mjetet për 2.959.000 denar ose për 39.86%. Inspektorati për përdorimin e gjuhëve është një organ në Ministrinë e Drejtësisë në cilësinë e një personi juridik dhe kryen mbikëqyrje inspektimi mbi zbatimin e plotë dhe të vazhdueshëm të përdorimit të gjuhëve.

Të fundit