25/04/2024
6.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ja cila mund të jetë Qeveria pas 12 prillit me Zaevin ose Mickoskin?!

Sulejman MEHAZI/ Sipas gjitha gjasave në Zgjedhjet e Parakohshme Parlamentare që do mbahen në prill, në Maqedoninë Veriore, do kemi dy tabore grupesh partishë politike maqedone-shqiptare:

Grupi i parë maqedone-shqiptare, LSDM-BESA-PDSH, me anë të koalicionit parazgjedhor do t’i kundërvihet grupit të dytë maqedone-shqiptare të shpërdarë para zgjedhjeve, por me koalicione pas zgjegjore: VMRO-BDI-ASH-ALTERNATIVA.
Sipas kërkesave politike secili tabor kërkon nga votuesit që të fitojnë 61 deputetë.
Nëse tabori apo grupi i parë me koalicion parazgjedhor: LSDM-BESA-PDSH nuk fitojnë mbi 60 deputetë, atëherë ja shansi i taborit të dytë: VMRO, BDI e ASH-ALTERANTIVA me një koalicion paszgjedhor të formojnë Qeverinë e re.
Pra, lufta e dy taboreve politike është se kush do mbërrinte numrin e mjaftueshëm 61 të deputetëve për të krijuar qeverinë e re.
Qeveria e re do formohet o nga LSDM-BESA-PDSH, o nga VMRO-BDI-ASH-ALTERNATIVA.
Shtojcë: Nëse në taborin maqedonas më e favorshme është VMRO, e në taborin shqiptarë BDI-ja e ASH-Alternativa, atëherë është e mundur që partitë shqiptare BDI-ASH-ALTERNATIVA pas zgjedhjeve për formimin e qeverisë së re të koalicionojnë me partinë nacionaliste VMRO..Ina

Të fundit