29/03/2024
18.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ja kush janë ambasadorët shqiptarë të propozuar nga qeveria e Maqedonisë

Në seancë të mbyllur, Qeveria miratoi listën me 19 propozime për emërimin e ambasadorëve të RMVsë në shtete të ndryshme. Pas çka lista pritet t’i dorëzohet Presidentit, Stevo Pendarovski.
Alsat M jozyrtarisht mëson se ndër propozimet për ambasadorë, që u miratuan nga Qeveria janë:
Propozimet për ambasadorë, të miratuara nga Qeveria
Rami Rexhepi Romë, Shpresa Jusufi Prishtinë, Shaban Jashari Katar, Milaim Fetai Zagreb, Faton Bejta Kopenhagë.
Poashtu janë propozuar edhe Beti Jaçeva Hagë, Vasko Gërkov Beograd, Sashko Todorovski Strazburg, Misho Dokmanoviq Tel Aviv, Danço Markoviç Tiranë, Dane Talevski NATO.
Nga emrat e shpalosur më lartë, vetëm katër kandidatët e parë janë diplomatë karriere, ndërsa sipas propozim ligjit të ri për punë të jashtme, 80% e ambasadorëve duhet të jenë diplomatë karriere.
Në listën që sot shqyrtoi ekzekutivi fillimisht kishte 21 propozime, por për 2 prej tyre vazhdojnë shqyrtimet. Kështu që, mbetet të zgjedhet mes Teuta Demjahës ose Andrej Zhernovskit për shefin e misionit diplomatiko konsullor pranë OKBsë në Zhenevë.
Ndërsa mbetet të definohet edhe ambasadori i ardhshëm në Uashington, SHBA për të cilën pozitë ishte përfolur kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi.
Arifi nuk kishte fshehur ambiciet e saja për këtë pozitë, andaj mbetet e paqartë pse në seancën e sotme Qeveria nuk gjeti “gjuhë të përbashkët”. Përndryshe, në reagimin e fundit, partia më e madhe opozitare kishte paralajmëruar partitë në pushtet që të mos emërojnë ambasadorë partiakë, për shkak se të njëjtët do të shkarkohen nëse në zgjedhje fiton VMROja.
Tashmë një kohë të gjatë 23 ambasada të Maqedonisë së Veriut në botë kishin mbetur pa ambasadorë, për shkak të mos pajtueshmërisë së Presidentit të mëparshëm, Gjorge Ivanov.

Të fundit