29/03/2024
9.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Janë arrestuar dy vëllezër nga Bllaca e Epërme me 100 kg marihuanë dhe një prej Vizbegu që ua ka “ruajtur” rrugën

Zyrtarët policorë nga Sektori për Tregtim të Palejueshëm me Drogë, Armë dhe Materie të Rrezikshme në bashkëpunim me Sektorin për Operacionale Speciale Policore, Sektorin për Shkatërrimin e Krimit të Organizuar Serioz, SPB Veles dhe SPB Shkup gjatë ditës së djeshme, pas marrjes së njohurive operative, gjegjësisht prej zbatimit të hetimit paraprak në lidhje me një kamion i cili para një muaji kishte transportuar marihuanë dhe kishte dalë nga rruga Shkup-Veles, dje janë konfiskuar 100 kilogramë marihuanë dhe janë arrestuar tre persona, njofton Portalb.mk.

Në pikëagesën në Sopot të autostradës “Miqësia” nga ana e zyrtarëve policorë janë marrë masa dhe aktivitete që ta ndalojnë një automjet të tipit “BMV” me targa të Shkupit, e drejtuar nga J.B., a si bashkudhëtar ka qenë vëllai i tij S.B. nga fshati Bllace e Epërme, por drejtuesi nuk ka ndaluar dhe është përpjekur që të ikë gjatë së cilës e ka dëmtuar një automjet të policisë dhe ka rrëzuar një shtyllë metali të Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, informojnë nga Policia.

Siç shtojnë ata, pas marrjes së masave shtesë, automjeti është ndaluar dhe më pas janë privuar nga liria të dy personat, a gjatë kontrollit në automjet dhe në bagazh janë gjetur thasë në të cilat ka pasur 100 kilogramë marihuanë.

“Gjithashtu është arrestuar edhe M.I. nga Vizbegu, i cili ka pasur për detyrë që ta sigurojë transportin e drogës, i ashtuquajtur si “pastrues”. Gjatë kontrollit në shtëpinë e J.B. është gjetur një pushkë gjysmë-automatike, për të cilën gjithashtu do të dorëzohet padi penale. Hetimi vazhdon dhe po zgjerohet edhe në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike – Veles, po ndërmarrim masa plotësuese dhe aktivitete për pastrimin e plotë të rastit dhe konstatimin e përfshirjes së personave tjerë në kryerjen e veprës penale”, thonë nga Policia.

Të fundit