19/04/2024
5.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Janë definuar propozimet për zbatimin e mbështetjes financiare për rrogat e punëtorëve

Qeveria komunikoi sot se së bashku me organizatat sindikale kanë definuar propozime që janë bazë e mirë për zbatimin e mbështetjes financiare për pagat e punëtorëve dhe ruajtjen e vendeve të punës.

Sipas një komunikate të Qeverisë, sot është mbajtur një takim i kryesuar nga kryeministri Oliver Spasovski dhe në të cilën së bashku me zëvendëskryeministren për Çështje Ekonomike, Milla Carovska, me ministren e Financave, Nina Angellovska dhe me ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, zëvendësministrin e Punës dhe Politikës Sociale, Gjonul Bajraktar dhe zëvendësministren plotësuese të Punës dhe Politikës Sociale, Sanella Shkrijelj realizuan një dialog me përfaqësuesit e sindikatave dhe organizatave civile për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve, në të cilën u diskutua dekreti për mbështetjen financiare të qeverisë për pagesën e pagave të punëtorëve dhe për shpëtimin e vendeve të punës.

“Në takimin, në të cilin u diskutua në mënyrë konstruktive me qëllim të tejkalimit të dallimeve që shkaktuan keqkuptim, u konstatua bashkërisht se janë definuar propozimet që janë bazë e mirë për një zgjidhje në drejtim të mbrojtjes së vendeve të punës, eliminimin e mundësive për largimin e punëtorëve në kushte të krizës ekonomiko- shëndetësore nga koronavirusi dhe në të njëjtën kohë zgjidhje që do të jetë nxitje që kompanitë ta përdorin ndihmën shtetërore”, theksuan nga Qeveria.

Në takimin konstruktiv, siç theksuan, u arrit një pajtueshmëri e përbashkët që në të ardhmen do të vazhdojnë dhe intensifikohet dialogu ekonomik dhe shoqëror me të gjithë partnerët në lidhje me vendimet e ardhshme të ndërlidhura me parandalimin e pasojave ekonomike nga kriza.

Përfaqësuesit e qeverisë dhe shoqërisë civile janë angazhuar për zgjidhjen sa më shpejt të çështjeve të hapura, në afat sa në të shpejtë të mundur, me qëllim të zbatimit të masës për mbrojtjen e vendeve të punës dhe për pagesën e rregullt në kushte krize. mb/

Të fundit