19/04/2024
8.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

“Janë fundosur të gjitha gënjeshtrat e VMRO-së gjoja për ndryshimin e historisë”

Të gjitha gënjeshtrat e VMRO-DPMNE-së dhe Hristijan Mickoskit, me të cilat shqetësonin qytetarët me muaj dhe tentonin të krijonin përçarje të reja, ranë në ujë, thuhet në kumtesën e sotme të LSDM-së.

“Me rekomandimet e miratuara të Komisionit të Përbashkët për Çështje Historike dhe Arsimore, u bë e qartë se nuk ka asgjë të diskutueshme, të fshehur, nuk ka fshirje apo ndryshim të historisë sipas bullgarëve, siç kanë gënjyer Mickoski dhe VMRO-DPMNE.

Rekomandimet e miratuara për tekste të caktuara në arsimin fillor janë të bazuara në reciprocitet dhe do t’i dorëzohen qeverisë së Maqedonisë dhe Bullgarisë”, thonë nga atje.

Nga atje shtojnë se kjo i mohon gënjeshtrat e rënda të VMRO-DPMNE-së dhe tregon se VMRO-DPMNE dhe Mickoski duan të prishin procesin e zgjidhjes së çështjeve të hapura me Bullgarinë.

Të fundit