23/05/2022
15.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

“Janë futur në një skenar rus” – Përplasje e ashpër në “Rruga Drejt” mes BDI-së dhe ASH-së

Sonte në “Rruga Drejt” po zhvillohet një debat i ashpër ndërmjet pozitës dhe opozitës, sa i përket bllokimit të Kuvendit, shkruan Alsat.

Përveç VMRO-së dhe LSDM-së të cilët janë të ashpër mes njëri-tjetrit, edhe BDI dhe ASH, nuk e lanë lehtë me akuza e kundër akuza.

Madje madje, ato shkuan aq larg saqë u përmend edhe një futje në një skenar rus.

Ishte Arbër Ademi, nga Bashkimi Demokratik për Integrim, i cili tha se opozitë është futur në një skenar rus, derisa theksoi se bllokimi i Kuvendit ka ardhë si pasojë e Aleancës për Shqiptarët të cilët nuk po marrin pjesë nëpër seanca.

“U bëjë thirrje që ta ndalojnë këtë dhunë institucionale dhe bllokim të shtetit. Është e logjikshme që partnerët strategjik të ASH-së, pra VMRO, Levica, po e implementojnë atë që e kanë paralajmëruar, ndërsa Aleancës ju pengon Talat Xhaferi dhe e thonë të kundërtën. Këta (ASH), janë në shërbim të agjendës së tij. Bllokimi është si rezultat i mospjesëmarrjes në Kuvend të Aleancës, dhe prapë po e them, Rusia e ka gjetur RMV-në si më fragjile dhe me vetëdije apo pa janë futur në një skenar rus. Pra opozita është futur në një skenar të tillë, gjithë koalicioni Levica (VMRO, ASH, Levica, Besa)”, tha Ademi.

I menjëhershëm ishte reagimi i Halil Snopçes nga Aleanca për Shqiptarët, i cili i tha Ademit se Ziadin Sela e ka votuar Talat Xhaferin për kryeparlamentar e jo Ali Ahmeti. Ndërsa sipas partisë së tij, bllokuesi kryesor i Kuvendit është vet Talat Xhaferi.

“Askush nuk e shtron pyetjen se kush është bllokuesi kryesor i parlamentit. Pra ne e themi me emër me mbiemër, bllokuesi kryesor i Kuvendit është kryeparlamentari Talat Xhaferi”, tha fillimisht Snopçe.

“Ta kujtoj se Talat Xhaferin e ka votuar Ziadin Sela e jo Ali Ahmeti, dhe e pamë se çka bënë ata partnerët tuaj pro-rus, se ju jeni partnerë të Rusisë. Këto kanë një tenatativë që të zihet VMRO-ja dhe çdo bashkëpunim me VRMO-në të na mveshet neve se është antishqiptarizëm, e harrojnë se të gjitha kallëzuesit e anishqiptarizmit të VMRO-së datojnë nga koha e Gruevskit kur këta (BDI) ishin partnerë me ta. Pra këta janë ata bashkëpunëtorët”, vazhdoi tutje ai duke iu përgjigjur Ademit./ Alsat.mk

Të fundit