24/04/2024
15.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Janë konfirmuar 22 raste të reja me Kovid-19, të shëruar 22 pacientë, një i vdekur

Instituti i Shëndetit Publik sot regjistroi 22 pacientë të shëruar edhe atë në Shkup -2, Kumanovë -6, Shtip -3, Prilep -7, Tetovë-1, Koçan-2. Gjatë rrugës drejtë klinikës për Sëmundjen Infektive dhe Gjendje Febrile në Shkup ndërroi jetë një pacient nga Velesë në moshën 70-vjeçare, i cili që nga 4 maji ishte hospitalizuar në repartin infektiv në spitalin e Velesit, ndërsa për shkak të përkeqësimit të gjendjes ishte dërguar në Shkup, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Gjatë 24 orëve të kaluara, siç bëhet e ditur, janë bërë 332 testime, ndërsa janë konfirmuar 33 raste të reja me Kovid-19 edhe atë në:Shkup-11, Kumanovë-2, Shtip-1, Prilep-5, Tetovë-2, Veles-9, Manastir-2, Kriva Pallankë-1.

Sipas kësaj numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Kovid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 1572, numri i pacientëve të shëruar është 1079, i të vdekurve 89, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend është 404. Shpërndarja e fundit sipas qyteteve është si në vijim:Shkup – 526, Kumanovë – 404, Dibër – 51, Shtip-35, Prilep – 167, Tetovë – 95, Strugë – 67, Veles – 95, Manastir – 22, Ohër – 15, Kavadar – 5, Gostivar – 17, Gjevgjeli – 4, Strumicë – 2, Kriva Pallankë-6, Radovish – 4, Krushevë – 3, Koçan – 31, Probishtip – 2, Kërçovë – 2, Negotinë -9 (* 7 persona të infektuar nga NJR Negotinë janë banorë të Demir Kapisë), Demir Hisar – 1, Makedonski Brod-2, Pehçevë-2, Dellçevë-1, Vallandovë-1, Vinicë – 2, Kratovë-1.

Janë bërë 332 teste edhe atë përmes ISHP-218, Fakultetit të Veterinarisë -17, Avicena -13, Biotek -22, Klinika “Zhan Mitrev” -19, Sistina me metodë PCR -23 dhe ASHAM -20. Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 18.168 testime të Kovid-19.

Gjatë 24 orëve të kaluara në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile janë pranuar tre pacientë, ndërsa gjithsej 44 janë hospitalizuar. Në mbështetje oksigjeni janë 15, ndërsa në ventilim mekanik janë katër pacientë.

Në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar tetë pacientë të rinj, ndërsa gjithsej 18 janë hospitalizuar. Në respirator është një pacient, ndërsa edhe dy të tjerë janë me pasqyrë më të rëndë klinike.

Në spitalin e Manastirit mjekohen katër pacientë, ndërsa në mjekim shtëpiak ndiqen tre pacientë. Në spitalin e Shtipit janë hospitalizuar gjashtë pacientë, ndërsa edhe një pacientë ndiqet në mjekim shtëpiak.

Në repartet infektive në Prilep, Veles, Kumanovë, Ohër dhe Tetovë janë hospitalizuar 54 raste pozitive dhe të dyshimta në Kovid-19, qëndron në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë. fc/

Të fundit