28/03/2024
11.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Janë përmbushur të gjitha pikat e marrëveshjes për deponinë “Rusino”

Gostivar, 14 gusht 2020

Kërkesat që dolën nga debati publik për zgjidhje të përkohshme të problemit me deponinë Rusino, janë përmbushur në tërësi. Ka përfunduar instalimi i kamerave të sigurisë dhe ndriçimit publik në dhe përreth deponisë.

Të gjitha pikat e marrëveshjes për ndërprerje të bllokadës nga ana e Iniciativës qytetare “Stop deponisë Rusino. Ajër i pastër në Gostivar” janë përmbushur. Paraprakisht Komuna e Gostivarit angazhoi kompani sigurimi të cilët do të bëjnë kujdestari 24 orë në ditë për të penguar zjarrvënien e qëllimshme, ndërsa ka dërguar edhe kërkesat dhe parashtresat përkatëse drejtuar Qeverisë, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Inspektoratit shtetëror për mjedis jetësor.

Pas plotësimit të të gjitha pikave të marrëveshjes, respektivisht krijimit të kushteve për funksionim normal të deponisë për nevojat vetëm të komunës tonë, Komuna e Gostivarit nuk e sheh si të arsyeshme që të vazhdojë bllokada dhe i siguron qytetarët se marrëveshja do të respektohet pikë për pikë.

Shërbimi për informim

Të fundit