02/07/2022
23.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Janë regjistruar 1.600 të sëmurë nga gripi në shtetin tonë

Gjatë javës së kaluar (nga 20 janari deri më 25 janar) në shtet janë regjistruar 1.600 të sëmurë nga gripi, që është rritje për 45,5 për qind në krahasim me një javë para saj kur ishin regjistruar 1.100 të sëmurë, tregojnë të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP).

Këtë javë në laboratorin e viruseve të ISHP, kanë arritur 57 materiale për testim të gripit. Nga materialet e testuara, 34 janë pozitive për prani të virusit të influencës – te 25 është detektuar tipi A (17 A/H1pdm, pesë A/H3 dhe tre të pazëvendësueshëm), ndërsa nëntë janë me influencë të tipit B (tri Victoria dhe gjashtë me linjë të papërcaktuar).

Numër më i madh i rasteve (954) janë denoncuar në grupin më të madh të moshës – persona të moshës prej 15 deri 64 vjet, përderisa incidenca më e lartë prej 200,5 në 100.000 banorë është regjistruar te fëmijët e moshës deri në katër vjet.

Këtë javë janë regjistruar raste prej 24 njësive raportuese, prej të cilave në 17 incidenca është mbi kufirin javor të aktivitetit sezonal. Numër më i madh i rasteve janë regjistruar nga rajoni i Qendrës për Shëndet Publik Shkup (286), përderisa incidencë më e lartë është regjistruar në territorin i cili e mbulon Njësinë rajonale Dibër (428,8 në 100.000 banorë) me 119 raste të denoncuara. fc/

Të fundit