19/04/2024
4.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Janë regjistruar 141 raste të reja me KOVID-19, janë shëruar 161 persona ndërsa një pacient ndërroi jetë

Ministria e Shëndetësisë sot regjistroi 141 raste të reja me KOVID-19 nga 1.885 të bëra, si dhe 161 të shëruar dhe një i vdekur.

Gjatë 24 orëve të kaluara, siç bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë, janë bërë 1.885 testime, ndërsa janë regjistruar 141 raste të reja me Kovid-19, në: Shkup-39, Kumanovë-10, Shtip-23, Prilep-1, Tetovë-8, Strugë-6, Manastir-3, Ohër-2, Gostivar-13, Kriva Palëankë-2, Koçan-3, Probishtip-1, Demir Hisar-3, Makedonski Brod-3, Berovë-1, Vinicë-3, Kratovë-1, Sveti Nikollë-1, Kërçovë-18.

Instituti i Shëndetit Publik sot regjistroi 161 pacientë të shëruar nga: Shkupi-60, Kumanova-7, Prilepi-4, Tetova-3, Struga-15, Velesi-1, Ohri-3, Kavadari-7, Gostivari-35, Radovishi-1, Krusheva-2, Probishtipi-1, Makedonski Brodi -1, Kratova-2, Sveti Nikolla-13, Kërçova-5, Resnja-1

Ndërroi jetë një paciente nga Shkupi në kushte spitali, në moshën 51 vjeçare.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me kovid në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 12.083 numri i të shëruarve është 8.248, i të vdekurve është 529, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend është 3.306.

Sipas analizave epidemiologjike për momentin shpërndarja nëpër qytete është si në vijim:

• Shkup 5207, aktivë 1157
• Kumanovë 1173, aktivë 266
• Dibër 219, aktivë 128
• Shtip 988, aktivë 342
• Prilep 346, aktivë 38
• Tetovë 1099, aktivë 175
• Strugë 485, aktivë 151
• Veles 238, aktivë 26
• Manastir 169, aktivë 76
• Ohër 301, aktivë 75
• Kavadar 126, aktivë 97
• Gostivar 585, aktivë 285
• Gjevgjeli 25, 14 aktiv (* 7 persona nga NJR Gjevgjeli janë banorë të Dojranit, 3 të Bogdancit)
• Strumicë 41, aktivë 25
• Kriva Pallankë 29, aktivë 15
• Radovish 36, aktivë 11
• Krushevë 16, aktivë 3
• Koçan 115, aktivë 26
• Probishtip 64, aktivë 18
• Demir Hisar 47, aktivë 33
• Makedonski Brod 55, aktivë 42
• Pehçevë 6
• Berovë 9, aktivë 5
• Valandovë 7, aktiv 1
• Vinicë 36, aktivë 32
• Dellçevë 5, aktivë 3 (* 4 persona nga NJR Dellçevë janë nga Makedonska Kamenica)
• Kratovë 14, aktivë 4
• Sveti Nikollë 244, aktivë 103
• Kërçovë 219, aktivë 133
• Resnjë 146, aktivë 11
• Negotinë 32, aktivë 12 (* 10 persona nga NJR Negotinë janë banorë të Demir Kapisë)

Nga testet e bëra 1.885, përmes: ISHP-814, QSHP Shkup-24, Avicena- 161 Biotek- 202, ASHAM- 128, Zhan Mitrev (Filipi i Dytë)- 191, Sistina me PCR metodë-225, Mjekësia ligjore-8, QSHP Manastir- 68, Klinika Infektive- 24, KGJO- 10. Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 11.7475 testime të Kovid-19. Sot nuk ka testime në kuadër të skriningut.

Në Klinikën Infektive gjatë 24 orëve të fundit janë pranuar pesë pacientë të rinj. Gjithsej janë hospitalizuar 78 pacientë, nga të cilët në përkrahje të oksigjenit janë 25, ndërsa nuk ka pacient në ventilim mekanik.

Në spitalin në Kozle janë hospitalizuar 13 pacientë të moshuar pozitivë në Kovid-19 dhe katër fëmijë pozitivë me virus, si dhe një pacient i dyshuar në virus.

Në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar 12 pacientë të rinj. Gjithsej janë hospitalizuar 86 pacientë, nga të cilët në aparat respiratorë janë gjashtë pacientë.

Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 31, ndërsa në spitalin në Shtip janë hospitalizuar 49 pacientë. Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep, Gostivar, Strumicë dhe Strugë janë hospitalizuar 127pacientë – pozitivë dhe të dyshimtë me Kovid-19. fc/

Të fundit