27/06/2022
18.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Janë shpërndarë çantat me pajisje shkollore në kuadër të nismës humanitare “Këtë shtator, çanta plotë”

Përmes nismës “Këtë shtator, çanta plotë” të cilën e nisi aktivistja nga Tetova, Rita Behadini janë mbledhur materiale shkollore të mjaftueshme të mbushen 145 çanta shkolle. Nxënësit e familjeve me gjendje të vështirë ekonomike nga Tetova dhe Tearca i kanë marrë materialet shkollore dhe çantat me të cilat mund ta ndjekin mësimin në vitin e ri shkollor. Dymbëdhjetë çanta u janë dhënë fëmijëve në fshatin Jabollçishtë, komunën e Velesit.

“Mbledhja e materialeve shkollore ka filluar më 15 gusht. Për 10 ditë, qytetarët kanë mundësi të dhurojnë materiale shkollore në disa lokacione në Tetovë. Pasi ka sasi më të madhe të lapsave, gomave, gdhendëseve dhe fletoreve të njëjtat do të shpërndahen në disa shkolla”, deklaroi Rita Behadini.

Sipas llogaritjeve të saj një çantë me materiale kushton rreth 2.500 denarë. Të gjitha materialet e mbledhura vlejnë 362.500 denarë apo 6.000 euro, pa u llogaritur edhe mjetet tjera që janë dedikuar për shkollat/Tv Koha

Të fundit