18/04/2024
4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Janeva dhe “Boki 13” së pari do të kontrollojnë dëshmitë, pastaj do të japin deklaratë për rastin “Haraçi”

E dyshuara e tretë në rastin “Haraçi”, ish prokurorja speciale publike Katica Janeva, njëjtë si edhe i dyshuari i parë Bojan Jovanovski-Boki 13, dje në Prokurorinë Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion kërkoi që të kontrollojë dëshmitë, e pastaj ta shfrytëzojë të drejtën që të japë deklaratë. I dyshuari i dytë Zoran Milevski -Kiçeec me “amin” të PTHP-së do të lëshohet në arrest shtëpiak.

Avokatja e Janevës, Irena Fërçkovska, pas daljes nga PTHP-ja dje tha se klientja e saj së pari do ta shfrytëzojë të drejtën që personalisht t’i kontrollojë dëshmitë, e pastaj do të japë deklaratë. Paralajmëroi se kontrolli i dëshmive do të bëhet të enjten,

“I dyshuari i parë është nesër, neve do të na lejohet të enjten”, deklaroi Fërçkovska.

Janevës nesër do t’i dorëzohet njoftimi për përfundimin e procedurës hetuese.

“Vlerësoj se është shkelur e drejta me atë që iu është mundësuar që të japë deklaratë para përfundimit të hetimit”, theksoi Fërçkovska.

Për gjendjen shëndetësore dhe nëse i a.q. fondi i zi në PSP është që të paguhet angazhimi i tyre, avokatja theksoi se sot nuk kanë pasur mundësi të bisedojnë me Janevën.

“Tani është mirë. Ajo vuan nga sëmundje kronike dhe se ndodhet nën stres dhe presion të madh, që me siguri është normal për çdo njeri në vendin e saj”, sqaroi Fërçkovska.

E pyetur nëse hetimi ka përfunduar edhe për unionin ndërkombëtar, Fërçkovska tha se sipas mendimit të saj Katica Janeva nuk është përfshirë në unionin ndërkombëtar dhe kjo ka të bëjë vetëm për Perandorinë, por megjithatë atë do ta dinë kur do të marrin vendim për hetim të përfunduar./Telegrafi/

Të fundit