19/04/2024
7.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Janeva me letër nga burgu, kërkon nga PSP të gjitha lëndët e tyre t’ia dorëzojnë PTHP-së

Prokurorja Speciale Katica Janeva nga burgu i Shutkës ka dërguar letër deri tek ekipi i Prokurorëve me çka urdhëron që të gjitha lëndët e PSP-së t’i dorëzohen Prokurorisë Themelore Publike në Shkup, njofton Zhurnal.

Siç mësohet, për këtë tani më prokurorët e PSP-së kanë mbajtur mbledhje, ndërsa vendimi duhet të sillet në afat prej tre ditëve.

Këtë e kanë konfirmuar gjithashtu edhe nga vet PSP-ja, ku thonë se Janeva ka kërkuar që të gjitha lëndët që gjenden në procedurë hetimore, parahetimore dhe në gjykim penal, t’i dorëzohen Prokurorisë Publike.

“Gjatë ditës së djeshme deri tek kjo Prokurori Publike nga ana e Gjykatës Themelore Penale është dorëzuar autorizim ku Katica Janeva përmes burgut të Shutkës ka dorëzuar deri tek Prokuroria Publike. Me këtë autorizim, Janeva autorizon prokurorët e kësaj Prokurorie publike t’i dorëzojnë Prokurorisë Publike të RMV-së lëndët që udhëhieqn në këtë Prokurori Publike dhe atë lëndët në procedurë gjyqësore, hetimore dhe parahetimore”, konfirmojnë nga PSP.

NGa PSP gjithashtu shtojnë se duke patur parasysh ligjet dhe rregullat për autonominë e Prokurorisë, gjatë ditës do t’i dërgohet letër Prokurorisë Publike me qëllim njoftimin e Prokurorit publik me këtë autorizim, me çka, do të sillet vendim për veprim eventual të mëtutjeshëm.

Për këtë informatë edhe nga Prokuroria Themelore e Shkupit kanë njoftuar se gjatë ditës do të dalin me informata shtesë për këtë letër./Zhurnal.mk

Të fundit